• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Tirana është e papërgatitur për emergjencat që duhet të përballë

by A R
23/11/2015 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kreun e Bashkisë së Kryeqytetit Erjon Veliaj, Tirana është e papërgatitur për emergjencat që duhet të përballë, si në rastin e ditës së dielë, ku shirat e rrëmbyer krijuan jo pak probleme për dhjetëra familje e biznese por po ashtu edhe probleme në furnizimin me ujë e elektricitet.

Gjatë prezantimit të projekbuxhetit të vitit 2016 për njësinë administrative nr 4, Erjon Veliaj theksoi se pavarësisht faktit se Lulzim Basha nuk bëri asnjë gjë në 4 vite në krye të Tiranës, tashmë administrata është duke menduar për zgjidhje afatgjata të këtij problemi.

“Më vjen mirë që, edhe pse qyteti që kemi trashëguar është totalisht i papërgatitur për emergjencat, unë besoj se në këto 24 orë kemi treguar që të paktën punës i rrimë te koka dhe nuk i bëjmë bisht asaj. Kemi pasur një bashki që thoshte: ‘Kemi një vizion për këtë, një vizion për atë’, por s’kishte vizion as për të kulluar ujin. Një shi dhe Tirana përmbytet. Sigurisht, lajmi i mirë është që, situata në Tiranë ishte shumë herë më e mirë se sa nërrethet të tjera, por nga kjo situatë duhet të marrim disa leksione”, u shpreh kryebashkiaku.

Nisur nga gjendja e krijuar për shkak të shirave, Veliaj bëri të ditur se bashkia që ai drejton do të prishë çdo ndërtim mbi kolektorë apo kanal kullues, në mënyrë që situata të tilla të mos ndodhin më.

Duke prekur problematikën me ujin e Liqenit të Bovillës, Veliaj theksoi se për shkak të prurjeve të pakontrolluara, ndërtimeve pa kriter, si dhe dëmtimit të filtrave të kullimit, gjatë ditës së sotme uji ishte i papërdorshëm. Gjithsesi, ai bëri të ditur se po punohet që kjo gjendje të marrë fund dhe qytetarët të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm.

Next Post

VIDEO/ Franca e Rusia bombardojnë ISIS, Kina përdor flakëhedhëse ndaj terroristëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

November 7, 2026
Partia Republikane përballet me përçarje të thellë pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, zbulohen sondazhet!

Partia Republikane përballet me përçarje të thellë pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, zbulohen sondazhet!

November 7, 2026
VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

November 7, 2026
Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

November 7, 2026
Lufta hibride/ Rritet alarmi për sulmet kibernetike në Europë, “Europol” thërret në samit forcat e policisë të vendeve të prekura!

Lufta hibride/ Rritet alarmi për sulmet kibernetike në Europë, “Europol” thërret në samit forcat e policisë të vendeve të prekura!

November 7, 2026
Protestuesit me maska arratisen dhe braktisin “fushën e betejës” pas aksionit policor, te Kryeministria kthehen vetëm paqësorët!

Protestuesit me maska arratisen dhe braktisin “fushën e betejës” pas aksionit policor, te Kryeministria kthehen vetëm paqësorët!

November 7, 2026
“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

November 7, 2026
Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

November 7, 2026
Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

November 7, 2026
SHBA ultimatum partnerëve: Ndërprisni tregtinë me Nikaraguan, Rubio: Diktaturë e egër -

Rubio forcon kontrollin mbi Departamentin e Shtetit: Sjellja joetike do të çojë në shkarkim

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In