• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj ‘thumbon’ opozitën: Fëmijët e tyre i çojnë në Angli e Hollandë, kurse të qytetarëve i përdorin mish për top

by A R
15/12/2020 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar nuk është ndalur në Kashar. Sot familja e Dalip Kamberit hyri në banesën e re, ku edhe do të festojë Vitin e Ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, i dorëzuan kryefamiljarit dokumentet e pronësisë së shtëpisë. Veliaj theksoi se kjo banesë e rindërtuar është treguesi më i qartë cila është skuadra që ndërton dhe cila ajo që dhunon e prish.

“Ditën sot e nisim me këmbë të mbarë! Ashtu si Dalipi, këtë fat do ta kenë shumë shpejt edhe shumë të tjerë sepse po punohet përditë. Unë besoj se jeta është ndarë midis atyre që punojnë dhe atyre që ose flasin, ose dhunojnë e prishin. Të prishësh është kollaj. Kësaj shtëpie, për të cilën u deshën disa javë për ta ndërtuar, mund t’ia vësh zjarrin për një ditë. Por, ta ndërtosh nga e para është shumë më e vështirë. Të ndërtosh do ide, projekte, fonde, skica dhe një brigadë që punon. I tillë është edhe qyteti, si shtëpia e Dalipit. Jeta qenka e thënë të ndahemi në këtë mënyrë: disa në një skuadër që ndërton, disa të tjerë në një skuadër që vetëm prish”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se kush nxit dhunë për të përfituar politikisht, nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet. “Familja e Klodianit është zemërthyer. Babai i tij, Qazimi, tha të mos këputet asnjë lule, të mos thyhet asnjë pemë, të mos prishet asnjë zbukurim në qytet. Duke prishur semaforët do të kemi më shumë aksidente, duke prishur sinjalistikën do kemi më shumë problematika dhe sherre mes qytetarëve. Kam një pyetje për të gjithë ata që e kanë përdorur dhunën për të bërë politikë: Pse nuk nxjerrin fëmijët e tyre të protestojnë? Por, i çojnë në Angli e Hollandë, ndërsa fëmijët e shqiptarëve i çojnë mish për top për politikë. Për sa kohë që familja e Klodianit kërkon të mos dhunohet, të mos këputet asnjë lule, çfarë halli kanë këta?! Kanë vetëm hallin e punëve të tyre! Këta nuk i fitojnë dot zgjedhjet me votë”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se përfaqësuesit e opozitës duhet, së pari, të japin shembullin e tyre personal, duke ndihmuar një familje në nevojë. “Këta thonë se po të bëhet sherr e shamata, mund të kenë shanse për të fituar. Por, u them se nuk kanë asnjë shans për të fituar, për sa kohë që nuk japin shembullin e tyre, për të ndërtuar një shtëpi. Ata nuk japin shembullin duke ndihmuar, por shtojnë vilat dhe pasurinë e tyre. Ata nuk fitojnë dot sepse nuk fitohet me dhunë e zjarr. Fakti që në 2020 kemi ende ambasada që i marrin drejtuesit politikë të opozitës në telefon dhe u thonë – “Aman, mos e shkatërroni Tiranën” – ky është turp. Ne do vazhdojmë përditë me ndërtimin e shtëpive, duke ndihmuar e bashkëpunuar”, tha ai.

Kryebashkiaku u shpreh se dhuna nuk duhet të kthehet në axhendë politike. “Është e mirëkuptueshme kur zemërimi zgjat mjaftueshëm për të nxjerrë dufin, por jo kur kthehet në axhendë politike. S’janë paratë e shtetit, janë paratë e popullit. I ftoj të gjithë qytetarët që të vijojnë të mbështesin transformimin e Tiranës. Tani që partitë politike të opozitës e kanë marrë mesazhin, edhe nga ndërkombëtarët, dhe kanë ndaluar pagesën e parave për protestat e tjera, ne do u rikthehemi zbukurimeve, jetës normale, rindërtimit të qytetit, do vijojmë me ndërtimin e shtëpive. Kryeministri do vazhdojë me përpjekjet për të sjellë sa më shpejt vaksinën dhe duam që të lëmë pas këtë vit të shëmtuar, për t’u futur në një vit dhe shekull të ri për Tiranën, ku do flitet më shumë për fushatën e vaksinimit, për rindërtimin e shtëpive dhe shkollave, e më pak për dhunën, që s’na ka çuar kurrkund në këto 30 vite”, nënvizoi Veliaj.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, u shpreh se bashkia dhe qeveria kanë treguar përkushtimin maksimal për të siguruar banesa shumë herë më të mira për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti. “Midis atyre që kanë gjetur modelin e dhunës, shkatërrimit, llumit dhe përbaltjes e jo modelin e ndihmës, të qenit afër të prekurve nga tërmeti e pandemia, ne kemi gjetur modelin e duhur, modelin pranë qytetarëve dhe për qytetarët. Që nga momenti i parë kur ndodhi tërmeti, të gjitha institucionet kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe po vazhdojnë ende t’u japin banorëve atë që presin”, deklaroi Gjylameti.

Ashtu sikundër në zonat e tjera të qytetit, edhe në Kodër-Kashar, janë hapur disa kantiere ndërtimi, ku po punohet çdo ditë për rindërtimin e shtëpive.

/a.r

Next Post
Alfred Uçi, pedagogu im që ishte ndryshe

Alfred Uçi, pedagogu im që ishte ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

September 30, 2026
Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

September 30, 2026
Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

September 30, 2026
Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

September 30, 2026
Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

September 30, 2026
Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

September 30, 2026
Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

September 30, 2026
Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë

Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë

September 30, 2026
Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com