Duke postuar në Twitter disa fotografi të punonjësve të pastrimit, të cilët janë duke fshirë grafitet e Organizatës Politike nga muret në Qytetin Studenti, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka ironizuar fort “aksionet” e grupimit të Arlind Qorrit.
“Po punonjësit e pastrimit të Bashkisë si e kaluan Ditën e Rinisë, që për të gjithë qe pushim? Vetëm në Tiranë gjen pseudo-marksistë, të cilët nxjerrin klasën punëtore të fshijë grafitet nga “Qyteti Studenti” në ditë pushimi. (Marksi po rrotullohet në varr)”, shkruan Veliaj.
/a.r












