• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj thirrje PD-së: Mos e vandalizoni sërish Tiranën me protestat tuaja

by A R
14/12/2015 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dëmve që iu shkaktuan Tiranës me protestën e 8 dhjetorit dhe vetëm pak ditë larg nga protesta e rradhës, Kreu i Bashkisë Erjon Veliaj i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të mos vandalizojnë më qytetin.

 “Kjo është një javë ku qyteti sërish mirëpret protestën e radhës. I lus organizatorët e protestës, që të mos jetë sërish një protestë vandale! Ne nuk do të hezitojmë që të penalizojmë sërish cilindo që shkul një pllakë, që vjedh një pusetë, cilindo që pret një pemë ose që dëmton dekorimet në qytetin tonë. Në qytet, gjërat bëhen në bashkëpunim” ka thënë Veliaj.

Kreu i bashkisë së kryeqytetit foli gjatë inspektimit të punimeve në rrugën Dpn Bosko, ku dhe dy ditë më parë u hoq dhe u zhvendos një shtyllë e tensionit të lartë, gjysma e së cilës qëndronte në mesin e rrugës.

CWMMC2TU8AAce4a

CWIvbKWWUAEjYU-

Veliaj shtoi se në rrugën kryesore të Don Boskos do të ketë trotuare si dhe kanalizime të reja, për të shmangur edhe përmbytjet që ndodhin shpesh në këtë zonë.

“Bashkia do të vazhdojë investimet në rrugën “Don Bosko” me të njëjtin standard me të cilin ka investuar në rrugën paralel që është rruga “Dritan Hoxha”. Ne do të kujdesemi që 190 milionë lekë të investohen në trotuaret e rrugës “Don Bosko” (ju e dini fare mirë që një pjesë e përmbytjeve të Tiranës shkaktohen në këtë rrugë), do të sigurohemi që të ndërhyjmë edhe në kanalizime, për t’u siguruar që ka një lidhje të kolektorëve të ujit”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë, drejtori i OSHEE, Adrian Cela, tha se, vërtetë po bëhen investime, por primare është edhe jeta e qytetarëve. Ai ka shtuar se, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, gjatë muajit të kaluar janë spostuar 6 shtylla të tilla që ishin kthyer në “gangrenë” në akset rrugore të qytetit, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy shtylla të tjera në zonën e Freskut të cilat do të spostohen këto ditë.

Next Post

Historia prekëse e shkencëtarit sirian që tronditi Obamën dhe mbarë Amerikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In