• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj, tek “Artet”: Brenda verës shpërndajmë 80 mijë karta studentësh dhe parablejmë abonetë

by A R
10/06/2019 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në çdo fakultet të këtij universiteti, atë të Muzikës, Arteve të Bukura dhe Artit Skenik janë pozicionuar gjashtë operatorë, të cilët lehtësojnë procesin e emërtimit të kartës, duke nisur nga informacioni përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës.

Kryebashkiaku Tiranës, njëherësh edhe kandidat për një mandat të dytë për këtë bashki, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, si dhe rektori i universitetit, Kastriot Çaushi, ndoqën nga afër procesin e aplikimit dhe marrjes së kartës nga studentët e arteve, falë së cilës do të përfitojnë një numër të madh shërbimesh falas ose me kosto të reduktuar, në institucionet shtetërore dhe ato private.

“Jam shumë i lumtur që kemi një stacion tjetër te Universiteti i Arteve për Kartat e Studentit. Deri tani i kemi kaluar mbi 4 mijë karta të regjistruara, falë studentëve që janë duke punuar part-time për të ndihmuar studentë të tjerë të pajisen me kartë. Para se të shkëputemi për pushimet e verës do të ezaurojmë të gjithë dhënien e kartave dhe më pas, kush mbetet a vjen në vjeshtë, do të kemi zyra qendrore, për shembull te Sheshi “Nënë Tereza”, pak a shumë siç funksionojmë me kartat e identitetit apo pasaportat; të gjithë do të kenë mundësi të marrin kartat e tyre”, theksoi Veliaj.

Karta lëshohet pa pagesë dhe është e rinovueshme për një cikël studimi, ku në pjesën e pasme ka një barcode të caktuar, i cili mundëson akses në të gjitha institucionet apo subjekte, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon “Karta e Studentit”. Veliaj bëri të ditur se pasi të pajisen të gjithë studentët me karta, do bëhet edhe porositja e aboneve të udhëtimit me autobusët urbanë në Tiranë.

“Po presim sa të shpërndahen të gjitha kartat, ne pretendojmë të shkojmë deri në 80 mijë, e më pas do të shohim se ka disa shërbime që duhen moderuar. Duke qenë se tani studentet janë më të informuar për kartën, pasi të kemi të gjitha kartat e shpërndara dhe të shohim se sa është realisht kërkesa, atëherë do të parablejmë abonetë për Bashkinë e Tiranës nga Ministria e Financës, e cila është pronarja e letrave me vlerë”, shtoi më tej Veliaj.

Ai bëri të ditur se 4 mijë studentët e parë që janë pajisur me karta kanë nisur të përdorin shërbimet që u ofrohen. “Ajo që më inkurajon shumë është se studentët kanë nisur ta përdorin kartën për shërbime të ndryshme dhe private, do të thotë se ka qenë e nevojshme. Po presim sa të shpërndahen të gjitha kartat e do të shohim sa janë shërbimet që duhen moderuar. Vetëm në Tiranë, falë bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, shumë muzeume publike apo private, nga Shtëpia e Gjetheve, Shtëpia Kadare, të gjitha pikat ikonike, teatrot, muzetë e galeritë, janë me ulje; është koha ideale për ta maksimizuar kartën. Edhe nga Shkodra në Butrint e Ksamil, nga Veriu në Jug, kemi një shpërndarje të vendeve ku përdoret karta e studentit. Mezi pres të vazhdojmë ritmin”, u shpreh Veliaj.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se Karta e Studentit do të pasurohet edhe me shërbime të tjera dhe për këtë ftoi edhe studentët që të bëjnë sugjerimet e tyre. “Jam vërtet e kënaqur që fillojmë procesin edhe me Universitetin e Arteve. E kishim thënë edhe më përpara, që në të gjitha Muzetë, Teatrot, vendet e kulturës, uljet për studentët janë vërtet domethënëse, por mbi të gjitha unë shikoj trendin që kishim parashikuar që në fillim, që shumë më tepër privatë do na bashkoheshin, si banka, dyqane, institucione të tjera. Me aplikacionin e ri që po lind, i cili i bashkangjitet kartës, do fillojmë të studiojmë trendin dhe ju do jeni ata që do na sugjeroni edhe institucione të tjera që keni nevojë”, tha ministrja e Kulturës, Elva Maragariti në takimin me studentët.

Rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi u shpreh se tashmë që Bashkia e Tiranës dhe qeveria ka bërë punën e vet, i takon universiteteve dhe pedagogëve që të nxisin studentët të aplikojnë për të përfituar nga lehtësirat që u ofrohen. “Më vjen mirë që, një nga kërkesat e studentëve si Karta e Studentit u plotësua. Ne të Arteve ndihemi paksa më të privilegjuar se kur bëhet fjalë për Muze, Teatro, koncerte, besoj se jemi më nevojtarë. Tani na bie detyrë me anëtarët e Këshilit Studentor, të Senatit, dhe pedagogët të mund t’i bëj ata të përgjegjshëm për t’i tërhequr sa më shpejt”, deklaroi Çaushi.

Next Post
Habit United, një 32-vjeçar për portën në rast se largohet De Gea

Habit United, një 32-vjeçar për portën në rast se largohet De Gea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasador Mazi: BE-ja dhe Integrimi i Ballkanit gjatë presidencës hungareze

“Rendi i vjetër botëror ka mbaruar, po hyjmë në një epokë shkatërrimi konstruktiv”

September 24, 2026
Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

September 24, 2026
Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

September 24, 2026
Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

September 24, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

September 24, 2026
Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

September 24, 2026
GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

Dosja e Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media!

September 24, 2026
Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

September 24, 2026
Raporti/ Gratë fitojnë terren ndaj burrave! Ngushtohet hendeku i pagave, dominojnë arsimin e lartë, 35% në politikë, por mbeten pas në tregun e punës

Raporti/ Gratë fitojnë terren ndaj burrave! Ngushtohet hendeku i pagave, dominojnë arsimin e lartë, 35% në politikë, por mbeten pas në tregun e punës

September 24, 2026
Arbitrat e Superiores do gjykojnë në Nations League, ja cilët janë të përzgjedhurit nga UEFA!

Arbitrat e Superiores do gjykojnë në Nations League, ja cilët janë të përzgjedhurit nga UEFA!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com