• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Të rinjtë e talentuar duhet të kenë shansin të veshin fanellën kuq e zi pa paguar haraçe

by A R
27/01/2022 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrën e tij ekipin Olimpik që do të na përfaqësojë në lojërat dimërore në Pekin. Duke e lidhur situatën me debatin aktual me FSHF-në, Veliaj rikujtoi se Komiteti Olimpik Shqiptar më parë ishte i mbyllur, nuk pranoheshin të rinjtë dhe nuk lejohej bashkëpunimi, kurse sot, pas hapjes së tij, gjërat kanë ndryshuar.

“Më kujtohen zënkat me karrige kokës të Komunitetit Olimpik. Edhe peshëngritja ishte kthyer në një bunker. Por, Ja ku jemi sot! Një betejë që duket e pamundur, kur mobilizohet shoqëria, situata zhbllokohet. Tani kemi një Komunitet Olimpik të hapur, që financon dhe financohet, pra arrin të mbledhë financa edhe nga qeveria, edhe bashkitë. Kemi një Bashki që është vënë e gjitha në dispozicion të sportistëve, ndaj ky debati i fundit për futbollin nuk është vetëm debati im personal, si aksioner i FK Tiranës, apo si financues kryesor i sportit në Tiranë me terrene sportive, por është edhe një debat i shoqërisë sonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se edhe beteja e sotme me Federatën Shqiptare të Futbollit po bëhet pikërisht që talentet në futboll, ashtu sikurse skiatori i talentuar 18 vjeçar, Deni Hoxha, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat e Dimërore, të kenë mundësi të shkëlqejnë.

“Është e provuar se kur hapet loja, kur zhbllokohen bunkerët, kur ka ‘fair play’, kur ti e di kush janë delegatët që të votojnë, kemi talente të reja si Deni – të cilit nuk i ka thënë njeri ‘paguaj 100 mijë euro që të jesh pjesë e ekipit Olimpik’ – kjo nuk duhet të ndodhë as në futboll. Nëse kemi të rinj si Deni, që duan të luajnë futboll dhe janë më të mirët, duhet t’u jepet shansi që ta veshin fanellën kuq e zi pa kaluar nëpër këto shëmtitë banale që i dëgjojmë prej 20 vitesh. Shembulli i Komunitetit Olimpik Shqiptar është në fakt shembulli ideal se çfarë ndodh kur ka energji pozitive, kur hapet loja, kur ka ‘fair play’, kur ka garë, kur fiton më i miri, kur çdo gjë është transparente dhe kur të rinjve, jo vetëm që nuk u kërkohet të paguajnë haraçin, por përkundrazi, çfarë mund të bëjmë ne që të shkëlqesh ti, sepse kur shkëlqen ti shkëlqen gjithë shoqëria dhe e gjithë Shqipëria është më e mirë”, tha Veliaj.

Presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli, falenderoi kreun e Bashkisë për mbështetjen e veçantë që i jep sportit.

“Si President i Komitetit Olimpik jam shumë i kënaqur që Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Dimërore. Federata e Skive dhe veçanërisht Presidenti, bashkë me sekretarin, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në Alpet e Italisë, duke ngritur ekipin shqiptar. Falenderoj kryetarin e Bashkisë që, edhe në këtë rast i rri pranë sportit, elitës së sportit shqiptar jo vetëm ekipeve verore, por edhe ekipet dimërore si ky, që një 18-vjeçar do të përfaqësojë me dinjitet Shqipërinë në lojërat e Pekinit 2022”, përfundoi Ylli.

Next Post

PD mund të refuzojë testin në 6 mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In