• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Te “Parku i Autobusëve” do ketë lulishte 12 mijë m2

by A R
05/07/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha dje se ndërtimi te zona e “21 dhjetorit” nuk do të cenojë asnjë hapësirë publike për qytetarët. Duke treguar foto të zonës, Veliaj vuri edhe një bast publik, duke thënë se nëse aty nuk do të ketë në përfundim të zhvillimit të zonës 12,000 metra katrorë lulishte, ai do të japë direkt dorëheqjen nga kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Kam kërkuar qoftë për teatrin e Lulzim Bashës, nëse janë 12,000 metra katrorë lulishte, pas ndërtimit do të jenë aty 12,000 metra katrorë lulishte, sepse pronë e familjes Nela janë edhe godinat e Policisë Bashkiake. Nëse në fund nuk ka lulishte, nuk do të jem më kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ajo do të jetë lulishte reale”, tha Veliaj.

Veliaj sqaroi se Basha ka miratuar planin rregullues të Tiranës, sipas të cilit aty do të ndërtohej. “Pra e vetmja gjë që mund të bëja në një proces të nisur, me ligjet që flasin shumë qartë, me një plan të aprovuar thashë më mirë t’i arkëtoj këto para Bashkia e Tiranës sesa ti merrte këto para, siç thotë kompania, kunati i Lul Bashës, siç thotë vjehrri, siç thotë dhëndri, siç thotë ish-kryetari i bashkisë sot kryetar i Partisë Demokratike. Kjo është e para. Pra të sqarojmë një gjë, bashkia ishte dje në takim edhe me banorët dhe banorët kur janë pa sekserët politikë dhe pa kunatin dhe dhëndrin që organizojnë protestën e pranojnë, thonë jo në fakt, ajo ka qenë gjithmonë tokë private. Sot në bashkinë e Tiranës do të paguhen 5 milionë euro taksë. Nëse mendoni se bashkia nuk ka nevojë për taksë ma thoni, por bashkia me taksa mbahet”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në zonën e 21 dhjetorit do të ndërtohet edhe një godinë pesë katëshe me parkim nëntokësor, ku do të vendosen disa shërbime të Bashkisë së Tiranës për të përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. /b.d

Next Post
FOTOT/Pallati 500 milionë eurosh i ‘Sulltan’ Erdogan është 30 herë me i madh se Shtëpia e Bardhë

Nis kompensimi fizik për ish-pronarët, ja se kush mund të aplikojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

February 25, 2026
Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

February 25, 2026
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

February 25, 2026
Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

February 25, 2026
Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

February 25, 2026
Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

February 25, 2026
Dosja “CEZ”, Taulant Balla nxjerr në skenë një tjetër emër: Nuel Kalaj ka e-maile dhe telefonata me Berishën

Balla: Sulmi i Berishës ndaj Ramës për fjalën në mbrojtje të UÇK në Bordin e Paqes, akt i rëndë anti-kombëtar

February 25, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In