• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

by A R
25/02/2026 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasditen e kësaj të mërkure është vështirësuar qarkullimi në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh, të caktuar si aks alternativ pas bllokimit të atij Librazhd-Prrenjas.

Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se këtë pasdite është shtuar fluksi i mjeteve. Sipas informacioneve, mësohet se nga rruga e Gramshit janë lejuar të hyjnë drejt juglindjes 2 kamionë. Këta të fundit kanë hapur krahun në anë të rrugës, por për shkak të lëvizjes së lartë të mjeteve, është krijuar një ngërç në qarkullim.

Lëvizja e mjeteve po bëhet e ngadalësuar ndërsa në këtë segment sapo ka mbërritur policia e qarkullimit të Korçës.

Sjellim ndërmend se rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin është shembur dhe është bërë e pakalueshme që nga data 21 shkurt 2026. “Izolimi” i juglindjes ka çuar në akuza të ndërsjellta mes palëve politike.

Kreu demokrat Sali Berisha ka akuzuar qeverinë e Ramës për situatën, duke u shprehur se shembja ndodh, për shkak të korrupsionit në ndërtimin e akseve rrugore. Ndërsa, kryeministri Edi Rama shprehet se shkak për shembjen është përbërja gjeologjike në atë zonë. Një ditë më parë, në një konferencë për mediat, kreu i ARRSH-së Ami Kozeli ka njoftuar se do të ndërtohet një rrugë e re alternative dhe se ura dëmtuar në këtë aks do të shembet dhe do të ndërtohet një urë e re.

Next Post
Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com