• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj te Myslym Shyri: Tirana është kthyer në kantier pune

by Aalison Pearse Stevens
01/10/2016 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, i cili inspektoi punën e nisur prej pak javësh për rikualifikimin urban të zonës mes “Rrugës së Kavajës” dhe Rrugës “Myslym Shyri”, vuri theksin te 50 kantierët e hapura në të gjithë qytetin dhe angazhimi i bashkisë për t’iu përgjigjur qytetarëve me investime.

“Kjo është një nga zonat model të Tiranës kur vjen puna te pagesa e taksave dhe korrektesën e treguar ndaj bashkisë. Pas shumë viteve erdhi koha që bashkia t’i kthejë investimin dhe t’i tregojë qytetarëve se me këtë rikualifikim i shtojmë vlerën çdo banese. Mjafton të shikosh rreth e qark e të kuptosh që këtu ka nevojë për dorë kudo, në fasada, trotuare, këndet e lodrave dhe në infrastrukturën e parkimit”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se bashkia po punon maksimalisht për të garantuar kushte sa më të mira, edhe pse është e vështirë të zhbëhet gjithçka që nuk është bërë si duhet në këto 25 vjet. Por, ai garantoi se përfundimi i punimeve në këtë bllok, si edhe në 50 kantieret ku po punohet aktualisht, garanton standardet e duhura për një jetesë normale.

“Këtu jemi në 1 nga 50 kantieret që kemi hapur në Tiranë, ndaj u kërkoj qytetarëve mirëkuptim, teksa po punojmë në 38 segmentet mes “Myslym Shyrit” dhe “Rrugës së Kavajës”. Megjithatë i garantoj që, siç ka ndodhur në çdo lagje tjetër, kur projekti të ketë përfunduar, do të jetë si dita me natën me situatën që kemi pasur këtu”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku tha se bashkia po punon hap pas hapi për të mos dëmtuar punët e kryera më parë, të cilat janë jo vetëm kosto financiare shtesë, por edhe shtim problematikash për qytetarët. Për këtë, ai theksoi se në fillim po punohet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, telefoni, ndriçim, dhe më pas do të kalohet me infrastrukturën në sipërfaqe.

“Mbaj mend se si ka qenë kjo lagje 1 vit më parë kur ishim në fushatë. Ndoshta nuk i zhbëjmë dot të gjitha çudirat shqiptare që janë bërë në 25 vitet e fundit me ndërtimet pa leje, megjithatë më vjen mirë që për herë të parë po respektojmë rendin e gjërave; fillimisht punojmë me nëntokën, që mos të shqepet menjëherë sapo të jetë mbaruar investimi për kanalizimet e ujërave të zeza dhe ujërave të shiut, për kanalizimet e ujësjellësit dhe tubacionet e ujit, që pastaj kur të mbarojë edhe puna në sipërfaqe të mos i kthehemi më, por të vazhdojmë me problemet e tjera të zonës”, u shpreh Veliaj.

Ai garantoi se bashkia do të marrë në konsideratë të gjitha propozimet e banorëve, por kërkon bashkëpunimin e tyre për të respektuar hapësirat publike, të cilat rrisin vlerën e zonës dhe shtëpive të tyre.

“Është mirë që të tërhiqen vetë nëse kanë bërë shtesa pa leje, në të kundërt do të ndërhyjë bashkia. Kemi pasur modele në gjithë Tiranën ku qytetarët janë treguar shumë bashkëpunues, e kanë kuptuar që 25 vitet e rumpallës morën fund dhe nuk mund të vazhdosh më që, në kurriz të ambientit publik, të shohësh vetëm interesin tënd vetjak. Kjo do të thotë më shumë mirëkuptim, më shumë tolerancë për tjetrin, më shumë bashkëpunim me investimet e bashkisë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se bashkia po punon në çdo lagje të Tiranës me synimin për të garantuar një qytet më të mirë nesër.

Përveç rikualifikimit urban të këtij blloku banesash, Veliaj shtoi se në njësinë 7 do të ndërtohet edhe një shkollë e re.

Next Post
Zyrtare: De Biasi publikon listën me plot befasi

Zyrtare: De Biasi publikon listën me plot befasi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

June 30, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kandidatët për kryeministër, apo thjesht kacamisër?

June 30, 2026
Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

June 30, 2026
GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

June 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Korrik 2026

June 30, 2026
Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

June 30, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Tajani: Shqipëria është gati për në BE

June 30, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Hormuzin e kontrollojmë ne!”, SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

June 30, 2026
Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

June 30, 2026
Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In