• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj te Liceu: Shoqëri me dy kategori, ne hyjmë tek ajo e punës

by Java News
27/10/2016 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e përurimit të Liceut Artistik, shprehu kënaqësinë që falë këmbënguljes, bashkëpunimit dhe vullnetit për t’i dhënë artistëve të rinj një ambient normal për zhvillimin e aftësive të tyre artistike, u bë e mundur realizimi i rikonstruksionit të kësaj godine.

“Ka dy kategori njerëzish në vendin tonë: ka njerëz që prodhojnë, dikush prodhon muzikë, dikush prodhon art, dikush prodhon punë konkrete dhe ka njerëz që gjithë ditën komentojnë, flasin, japin mend se si bëhen gjërat. Ne kemi zgjedhur të jemi te kategoria e parë, si bashki, si qeveri, si drejtues të liceut, ju si liceistë dhe si njerëz që besoni më shumë te një produkt konkret, te një vend si ky që prodhon art, gjëra të bukura, dashuri, energji pozitive për qytetin tonë, se sa të jemi te tufa e qaramanëve dhe kritikëve. Por, vendi ecën përpara vetëm me një gjë: vetëm me punë konkrete dhe me angazhim tek ajo që kemi me pasion”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se ishte e pafalshme që një institucion i tillë, i cili ka nxjerrë mjaft artistë, të cilët e kanë çuar emrin e Shqipërisë në arenat më të mëdha dhe të rëndësishme të artit botëror, ishte lënë në një gjendje të mjeruar. “Kur kam ardhur herën e parë dhe pashë që në hollin e hyrjes së shkollës ishte puseta e ujërave të zeza thashë: Si ka mundësi? Si mund të jemi një komb me dy standarde? Si ka mundësi që rrahim gjokset dhe themi ‘O sa mirë me qenë shqiptar’, kur Inva Mula, Sajmir Pirgu, Tedi Papavrami apo Ermonela Jaho ia dalin të kenë sukses jashtë, kurse puseta e ujërave të zeza është e hapur m’u në mes të Liceut? A nuk jemi një shoqëri me dy standarde nëse nuk e korrigjojmë këtë? Ndaj më vjen mirë që me këmbënguljen e kryeministrit, ministres së Arsimit, ministres së Kulturës dhe punën e bashkisë, sot kemi një rezultat perfekt sepse ajo që themi është ajo që bëjmë”, shtoi Veliaj.

Ai u shpreh i sigurt se tashmë, falë edhe këtij investimi, kjo shkollë do të nxjerrë edhe më shumë artistë, që nesër do jenë krenaria jonë kombëtare. Ndërkaq, Veliaj njoftoi se edhe shkolla “Kosova”, që gjendet në këtë lagje, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit shumë shpejt. Liceu artistik “Jordan Misja” është krijuar në janar të vitit 1947. Aktualisht aty mësojnë rreth 900 nxënës të profilizuar në degët e arteve figurative dhe muzikore, si dhe klasat e përgjithshme. Ndërhyrja në shkollë u realizua me investim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa rikonstruksioni ka prekur fasadën kryesore, fasadat e brendshme për shkak të lagështirës, hidroizolimin e kateve, tualetet, dyert e dritaret, sistemin e mbrojtjes kundër zjarrit, ngrohjen e shkollës, gjelbërimin e territorit të jashtëm si dhe terrenet sportive.

Next Post
Burri e braktis Mariah Carey, shpenzon shumë

Burri e braktis Mariah Carey, shpenzon shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com