• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Të dielën mbyllet karriera Berishës dhe Metës, dy figura që kanë prodhuar vetëm dhunë e përçarje

by A R
22/04/2021 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se të dielën, në zgjedhjet e 25 prillit, mbyllet karriera politike e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Duke komentuar reagimin e ambasadës së SHBA ndaj ngjarjes më të fundit në Elbasan, Veliaj tha për “Breaking” në Top News, se qytetarët shqiptarë do të votojnë masivisht për Partinë Socialiste, për të nxjerrë njëherë e mirë nga jeta politike këto dy figura që kanë prodhuar vetëm dhunë e përçarje.

“Duke parë atë që ndodhi, pamë taktikat e tyre, kulturën 30-vjeçare të dhunës në politikë, u kthyem në vitet ‘90, pamë njerëz që ende hipin në shtyllat e tensionit të lartë dhe regjisorët e producentët e këtij spektakli të shëmtuar janë vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta, se duke gatuar përçarje e duke folur përditë për dhunë, sigurisht që do prodhosh dhunë. Ishte një ngjarje shumë e trishtë, por vota është më e fortë se plumbi, kështu që vota do jetë një cunami i vërtetë në Tiranë, më e fortë se rrugaçëria, më e fortë se barbaria. Tirana nuk nënshtrohet! Elbasani nuk nënshtrohet! Kur dikush vritet në mes të qytetit, kur ti shikon rikthimin e bandave dhe frikën për të dalë në rrugë, atëherë ky është momenti për të votuar ata që punojnë, ata që nuk janë njerëz të dhunës, por të qytetarisë,” tha Veliaj.

Drejtuesi politik i PS u shpreh se në vitin 2021 shqiptarët do refuzojnë të votojnë ata që bëjnë krime e i shtyjnë njerëzit të bëjnë edhe burg për pushtetin e tyre.
“Do kemi një cunami, një reagim qytetar kundër dhunës, kundër rrugaçërisë, kundër vrasjeve, kundër atyre që derdhin gjak. A ia vlen akoma të bësh burg e të vrasësh për Ilir Metën? Të bësh burg e krime të tilla elektorale, për njerëz që u ka ngelur ora në vitin ’97? Them jo! Ndaj, besoj se do kemi një surprizë nga Tirana dhe u them të gjithë atyre që janë të djathtë e që janë votues të LSI, që të votosh sot PD që ende vret njerëz në rrugë, apo LSI që bllokon vaksinat e shkakton përçarje në gjithë territorin është tradhti, jo tradhti kombëtare, por tradhti ndaj familjeve e fëmijëve të tyre. Mos e bëni këtë tradhti ndaj familjeve tuaja! Votoni PS! Rrini të djathtë me bindje, por votoni atë që punon, atë që bashkon dhe atë që çon Shqipërinë përpara,” deklaroi Veliaj.

Sipas tij, fakti që Ilir Meta është sot njeriu që po ndez barut në gjithë vendin është i njohur, por për këtë tha se shumë shpejt do të jetë drejtësia ajo që do flasë.
“Ilir Meta është sot një agjitator i dhunës, ai që ndez barut, përçarje e që mbjell helm. Po bën një garë me Saliun kush është më i zi e kush do e mbyllë me më shumë turp karrierën e vet. Të dielën mbyllet karriera politike e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Pasi populli shqiptar të japë verdiktin e të shkëputet njëherë e mirë nga këto dy mallkime, ju garantoj që edhe nga trupi diplomatik do kemi të reja dhe ata dy njerëz përveç problemeve me drejtësinë do kenë edhe probleme të tjera. Populli shqiptar, duke votuar masivisht Edi Ramës do i thotë një lamtumirë të madhe Sali Berishës dhe Ilir Metës për të mos i parë më kurrë në publik,” e mbylli fjalën e tij Veliaj.

/a.r

Next Post
‘Dashuria’ Meta-Berisha si ofshamë e fatit të përbashkët të ndëshkimit nga reforma në drejtësi

Berisha e Meta ‘shkarkojnë” Bashën: Vetëm të ikë, se ka kush vjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

September 3, 2026
Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

September 3, 2026
EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

September 3, 2026
Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

September 3, 2026
27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

September 3, 2026
“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

September 3, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

‘Do ju shoh në sy e ta votoni…’, Rama paralajmëron ‘të vetët’: Kush fut njerëz në punë, do ndiqet penalisht

September 3, 2026
Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

September 3, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rritja e pagave për magjistratët, Rama: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi!

September 3, 2026
Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com