• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj te Bulevardi i Ri: Do kemi park 6 herë më të madh se ‘Rinia’

by Java News
27/10/2015 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paralelisht me projektin e ri të zgjatimit të bulevardit, Bashkia e Tiranës do të nisë punimet edhe për ndërtimin e një parkingu me kapacitet 400 vende, i cili do ta kthejë stacionin e vjetër të trenit në një zonë transporti urban qytetas. Gjatë inspektimit të punimeve në bulevardin e ri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se në dy muajt e fundit, ky projekt ka ecur më shumë se në katër vitet e shkuara.

“Kemi marrë një vendim që në mes të bulevardit të kemi një park qendror, shumë i ngjashëm me atë që qytetarët kanë parë në Nju Jork ose në qytete të tjera të rëndësishme të botës”, deklaroi Veliaj. Ai tha se vendimi i parë i marrë nga bashkia për këtë projekt ishte pasja e një parku qendror, rreth 6 herë më të madh se parku “Rinia”, i cila vjen në dobi të qytetarëve dhe shton vlerën e pronës në këtë zonë të Tiranës. Sipas tij, qytetarët e njësisë nr. 11 kanë nevojë që bulevardin, bashkë me zhvillimin dhe urbanizimin që sjell ai, ta shohin edhe si një hapësirë argëtuese dhe çlodhëse.

Kryebashkiaku falenderoi familjet tiranase, të cilat janë treguar shumë bashkëpunuese për çështjen e shpronësimeve, në mënyrë që puna të ecë më shpejt. “Ne do të marrim masa që, ashtu siç vepruam te Liqeni Artificial, të sistemojmë të gjitha familjet, qofshin këto të komunitetit rom, apo të komuniteteve të tjera, në banesa të ngjashme ose më të mira se ato që kanë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se një tjetër lajm i mirë është edhe rinegocimi i kontratës me fondin Abu Dhabi, që qyteti të mos rëndohet nga interesat financiare, të papërballueshme për financat e bashkisë. “Po gjejmë konsensus për të ulur pak normat e interesit dhe për t’u siguruar që kontrata të zgjatet. Kjo na lehtëson edhe mënyrën se si ne bëjmë pagesat dhe financimin nga Bashkia e Tiranës”, tha ai. Ndërsa, theksoi se vizioni për të pasur një park qendror vjen si nevojë edhe për të shkarkuar mbingarkesën e qytetit, duke u zgjeruar në drejtim të lumit të Tiranës.

veliaj 2

Next Post

MPJ prezanton programin e bashkëpunimit me KE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë -

Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë –

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com