Veliaj takon kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka përshëndetur vizitën e kryetarit të Komunës së Preshëvës, Ragmi Mustafa, në Tiranë.
Ndërkaq, Veliaj ka vëne në dukje bashkepunimin e mëtejshëm të bashkisë me Mustafën, pas bashkepunimit që kishte në kohën kur ishte në krye të ministrisë së Mirëqënies Sociale.
“Miq nga Presheva
Kënaqësi të kisha në Tiranë kryetarin e komunës Preshevë, z. Ragmi Mustafa. Me kujtime të mira të bashkëpunimit që kemi pasur në MMSR dhe atij që do shtohet”, shkruan Veliaj në Facebook.