• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj takon kreun e Komunës së Gjakovës: Vitin e ardhshëm, Tirana epiqendër e të rinjve tanë

by
19/09/2021 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili garon për një tjetër mandat në zgjedhjet vendore të 17 Tetorit në Kosovë. Veliaj, i cili i dhuroi Kullën e Sahatit kryekomunarit Gjini, tha se ndihet i lumtur që Gjakova ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit falë punës dhe përkushimit të tij.

“Jam frymëzuar me të gjithë ato ndryshime që kanë ndodhur në qytet. Fakti që të gjithë po thonë që Gjakova çdo ditë po bëhet më e bukur, më e lulëzuar, më e mirë, më e hapur, me më shumë turistë ma gëzon zemrën. Të uroj një fushatë të shkëlqyer dhe shumë shpejt do planifikoj, ndoshta para fundit të vitit, një vizitë në Gjakovë për të parë gjithë këto punë të bukura që janë bërë,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se ka një arsye më tepër për të vizituar qytetin e Gjakovës. “Unë kam kaluar një pjesë të rinisë time në Kosovë dhe në Gjakovë kam filluar para se të shkoja në Prishtinë. Kujtova me mikun tim, me vëllain tim Ardian Gjinin, që është sot kryetari i komunës së Gjakovës, ato vite. Sot jam shumë i lumtur që një nga qytetet që është më pranë zemrës time ka avancuar kaq shumë dhe mezi pres që të kthehem,” tha ai.

Edhe kreu i komunës së Gjakovës përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për transformimin e kryeqytetit të shqiptarëve. “Tirana është kryeqytet jo vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë shqiptarëve. E duam të gjithë. Në Kosovë e shohim që Tirana po bëhet për çdo ditë e më e bukur dhe po ndihemi mirë. Kjo na bën të gjithë shqiptarëve të ndihemi që nuk jemi një vend prapa shpinës së Zotit, por me të vërtetë kemi çfarë t’i tregojmë dikujt. Të përgëzoj për pasionin që ke për të udhëhequr Tiranën,” deklaroi Gjini.

Veliaj ftoi të rinjtë shqiptarë kudo ndodhen të bashkohen në Tiranë vitin e ardhshëm. “Mezi pres që vitin e rinisë që kemi në 2022 ta kthejmë Tiranën në një epiqendër që i promovon të gjithë të rinjtë, jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë shqiptarisë, edhe nëse janë në Gjakovë, në Mitrovicë, në Podujevë, a në Prishtinë kudo të kemi mundësinë t’i promovojmë. Ne jemi “Një””, tha ai.

/b.h

Next Post
Kosovë/ Shenja ulje të Covid-19: U rregjistruan 583 raste të reja, 14 viktima në 24 orë

Koronavirusi/ Rreth 600 pacientë po trajtohen në spitalet e Kosovës, 49 janë në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In