• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj takon homologët e Veronës dhe Viçencës: Zgjerojmë bashkëpunimin për ‘Eco Tiranën’

by A R
14/04/2024 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë të shkurtër në Verona, ku u takua me kryetarin e Bashkisë së Veronës, Damiano Tommasi, dhe kryetarin e Bashkisë së Viçencës, Giacomo Possamai.

Veç homologëve, Veliaj mori pjesë, si i ftuar nderi edhe në “Fiera di Verona”, ku zhvilloi biseda me ministrin italian të Ekonomisë dhe Financave, Giancarlo Giorgetti, ministrin italian të Agrikulturës, Francesco Lollobrigida, si dhe ministrin spanjoll të Agrikulturës, Luis Planas Puchades.

Nga Verona, Veliaj ndau disa lajme të mira për qytetarët e Tiranës, lidhur me shërbimin e pastrimit të qytetit, e jo vetëm.

“Lajmi i parë i mirë është se ndërmarrja jonë e përbashkët ‘Eco Tirana’, një partneritet publik-publik mes Tiranës, Veronës dhe Viçencës, do të zgjerojë shërbimet e saj. Siç vendosi Këshilli Bashkiak, Eco Tirana do të marrë në administrim të gjithë territorin e Tiranës metropolitane, duke future në shërbim nga 200 mijë banorë çdo 2-3 muaj. Kush vjen në Tiranë sot, e di që është qyteti më i pastër. Mund të ketë debate, mund të ketë diskutime, janë mëse normale në një vend demokratik, por sot Tirana është si “dita me natën” për pastërtinë. Sigurisht, ka nevojë të pastrohet edhe më shumë. Nuk mund të mendonim një bashkëpunim më të mirë se sa me Veronën dhe Viçencën, dy qytetet më të pastra të Italisë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se një tjetër shërbim që duhet shtuar në Tiranë lidhet me krijimin e ishujve ekologjikë, ku qytetarët që kanë për të hequr elektroshtëpiake apo mobilje, t’i çojnë në vendin e përcaktuar. Ai renditi edhe disa shërbime të tjera që do të futen shumë shpejt në kryeqytet.

“Duam të ofrojmë një shërbim të ri, ku qytetarët të sjellin produkte që nuk mund të futen në kazanët e rregullt të mbetjeve. Duam të shtojmë gjithashtu edhe disa shërbime të tjera, se si mund të përdorim edhe ujin e Bovillës, por edhe tarracat e qytetit, për të prodhuar më shumë energji. Lajmi i dytë i mirë, përveç kategorisë së pastrimit dhe energjisë, ka të bëjë me eksperiencën në “Fiera di Verona”, e cila është zona më e madhe e panaireve. Kryeministri ynë dhe kryeministrja e Italisë e kanë nisur tashmë një bisedë dhe po shikojmë mundësinë sesi të gjejmë instrumentin ku Tirana të bëhet gjithashtu, pjesë e rrjetit të panaireve, të mësojmë ose të bëjmë sërish një partneritet publik-publik me panairet e Veronës dhe të Tiranës. Tirana gjithmonë e më shumë është duke u bërë kryeqendër, jo vetëm e shqiptarisë dhe e Shqipërisë, por e gjithë Ballkanit. Ne duam të përdorim këtë eksperiencë fantastike të Veronës me “Panarin e Verës”, për ta kthyer Tiranën edhe në qendrën e panaireve të Ballkanit. Te “Bulevardi i Ri” kemi dhënë leje për panaire të reja, ose qendra të reja të koncerteve. Ndërkohë, përgjatë unazës, pranë Farkës, kemi “Tregun Agroushqimor”. Ne duam të mësojmë nga më të mirët, nga Verona dhe Viçenca”, tha Veliaj.

Pas takimit me Veliajn, kryetari i Bashkisë së Veronës, Damiano Tommasi, foli për zgjerimin e bashkëpunimit mes Veronës, Viçencës dhe Tiranës.

“Është një mënyrë e shkëlqyer për të konfirmuar partneritetin tonë dhe arritur synimin për të bashkuar tre administratat tona, këto dy realitete korporatash, pasi për ne është edhe një shfaqje e profesionalizmit italian, i eksperiencës dhe ndërthurjes së partneritetit publik e privat në një shërbim shumë delikat, siç është ai i pastrimit dhe grumbullimit të mbetjeve të qytetit. Sigurisht, ky partneritet është edhe një përgjegjësi e madhe, sepse zgjerimi i shërbimit ka të bëjë me një numër të konsiderueshëm të kapitalit njerëzor në Shqipëri. Urojmë që ky partneritet të zgjerohet më tej edhe në shërbime të tjera sepse dy komunitetet tona, pavarësisht objektivave, janë komunitete që kanë qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe kanë kërkuar të bashkëpunojnë dhe ta çojnë përpara si një skuadër këtë mision”, tha Tommasi.

Kryetari i Bashkisë së Viçencës, Giacomo Possamai tha se partneriteti mes tre qyteteve, Veronës, Viçencës dhe Tiranës është një mesazh i fortë për integrimin.

“Italia dhe Shqipëria janë dy vende që kanë jetuar dhe përjetuar së bashku momente të rëndësishme. Ky partneritet është një mesazh, madje një mesazh i fortë, në planin e së ardhmes. Është një partneritet që filloi kohë më parë me “Eco Tirana”, me aktivitetin e rëndësishëm të grumbullimit të mbetjeve, dhe do të vijojë me zgjerimin e këtij aktiviteti të grumbullimit të mbetjeve, ndoshta edhe me nisma të reja, të cilat po diskutojmë dhe po i vlerësojmë për të ardhmen. Është e rëndësishme sepse është një shenjë e rëndësishme e punës së përbashkët të një Evrope që po mendon dhe po ndërton lidhjet e saj mbi praktikat e mira, në pritje dhe duke shpresuar që së shpejti Shqipëria të bëhet pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian”, përfundoi ai.

Gjatë vizitës në Verona, Veliaj zhvilloi edhe një takim me Presidentin e AMIA Verona S.p.A, Roberto Bechis, si dhe vizitoi ishullin ekologjik, ku ilustrohet riorganizimi i sistemit të mbledhjes së mbetjeve dhe higjienës urbane të qytetit.

/a.r

Next Post
E rëndë në Mamurras! Rryma elektrike i merr jetën 17-vjeçarit në banesën e tij

E rëndë në Mamurras! Rryma elektrike i merr jetën 17-vjeçarit në banesën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

June 3, 2026
Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

June 3, 2026
Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

June 3, 2026
Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

June 3, 2026
VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

June 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A është protesta, arketipi i Gjeneratës shqiptare Z?!

June 3, 2026
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

June 3, 2026
Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

June 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

June 3, 2026
Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In