• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj takon drejtuesit e shkollave: Menaxhimi me sukses i këtij viti arsimor, sfidë e jona

by Ardit Rada
09/09/2020 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sot mblodhi të gjithë drejtuesit e shkollave të kryeqytetit, me të cilët diskutoi mbi përballimin e situatës së fillimit të vitit të ri shkollor në situatën e COVID-it. Ai tha se këtë vit, Tiranës i shtohen disa shkolla të reja, të cilat pritet të ulin fluksin e nxënësve nëpër klasa.

“Lajmi i mirë është se do kemi disa shkolla të reja, që do ta ulin pak presionin. Duke filluar nga semestri tjetër, disa nga shkollat që i kishim në proçes për t’i hapur vitin tjetër, do t’i hapim që semestrin e dytë dhe kjo vlen kryesisht për njësitë 9 dhe 11, si shkollat në Kodër-Kamëz, 9-vjeçarja “Nënë Tereza” dhe gjimnazi “John F. Kennedy”, si dhe shkollat “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri” dhe “Andrea Stefani” tek Sheshi Shqiponja, ‘1 Qershori’ do të hapet si shkollë e re, me më shumë hapësira, që zgjidh një pjesë të madhe të problematikës midis njësisë 5 dhe 6, ku është rritur tej mase lagja e ‘Selitës’. Kemi punuar me tre turne që shkolla e “Lalmit” në Vaqarr të hapet këtë vit; pra, nëse ka shkolla ngjitur dhe nëse shkollat e reja ofrojnë më shumë kapacitet, ky do të jetë momenti ideal për të bërë një transferim të nxënësve, që mund ta kenë shkollën e re më afër banesës. Shkollën “Jeronim de Rada” e kemi bërë thuajse nga fillimi, me ndihmën e fondit të Katarit. Në këto kushte, mjafton të përdorim pak kreativitet, që nxënësve t’iu japim një variacion për orët e mësimit, ndoshta duke zhvilluar një orë mësimi jashtë, duke shfrytëzuar palestrën ose natyrën”, tha Veliaj.Veliaj kërkoi nga drejtuesit e institucioneve arsimore të shtojnë vëmendjen drejt aktiviteteve sportive dhe socializmit të fëmijëve, të cilët kanë qëndruar për muaj të tërë mbyllur, për shkak të pandemisë, duke humbur kontaktet me bashkëmoshatarët e tyre.

“Një nga problematikat e Covid-19 nuk janë vetëm mushkëritë, por edhe shëndeti mendor. Duhet të kuptojmë se ka prindër që kanë humbur punën ose biznesin dhe fëmijët që vijnë nga këto familje, do doja t’i kishit më në kujdes. Na duhet të inkurajojmë klasat sportive, që të gjithë fëmijët të merren me sa më shumë aktivitet fizik, por edhe të socializohen”, tha ai.

Kryebashkiaku shprehu besimin e tij se, sikurse në drejtimin e suksesshëm të institucioneve, drejtorët do të menaxhojnë me sukses edhe situatën e pandemisë.

“Mezi pres që, cilësia e këtyre mjediseve, shtuar këtu me cilësinë e drejtimit tuaj, por edhe të mësimdhënies, të jenë në të njëjtin nivel edhe në përballjen me këtë hapje të pazakontë të shkollave. Shpresoj shumë që, si ata që kanë hedhur themelet e forta të kësaj shkolle, të kuptojmë se për këtë shoqëri dhe qytet që vetëm rritet, po hedhim themele të çunave dhe gocave, për të cilët nesër do të ndihemi krenarë”, përfundoi Veliaj.

Next Post
5 viktima dhe 252 raste të reja, Italia drejt shërimit nga COVID-19

Shtohet frika në Itali/ Rriten rastet e reja me koronavirus, 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com