• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj takon deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Kamberi: Mirënjohës për kontributin tuaj!

by Java News
21/01/2023 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë bëjmë gjëra të mrekullueshme”! Gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar edhe një takim me deputetin Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Kryebashkiaku Veliaj ka vlerësuar faktin se Kamberi është sot një zë i fuqishëm i komunitetit shqiptar në Serbi.

“Si qytetari më i ri Luginës së Preshevës, qytetar nderi i komunës së Preshevës u desh dhe unë të takoj deputetin tim, përfaqësuesin tim, të vetmin deputet shqiptar që kemi në Parlamentin e Serbisë dhe vërtet jam mirënjohës për kontributin tuaj. Edhe pse jeni i vetmi zë, keni folur ndoshta më shumë sesa shumë nga ata që patriotizmin dhe betejat i bëjnë në “Facebook” dhe në kafene dhe jo aty ku duhet, ku është institucioni dhe ku ne duhet të jemi më të bashkuar. Nëse ne bashkëpunojmë, nëse ne unifikohemi, ne mund të kemi 2-3 deputetë. Megjithatë ç’ka ndodhur ka ndodhur. Është koha që të shohim përpara dhe ajo që më ka mësuar edhe puna në Tiranë, mund të ketë shumë situata që të japin një brengë, ose pengohemi për të ecur përpara dhe jo nga forca të huaja, por pengohemi nga brenda vetes, sigurisht që kjo më ligështon, por asnjëherë s’e humb kurajon për të vijuar më tej,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se forcimi i këtij bashkëpunimi edhe përmes Unionit të Bashkive e Komunave Shqiptare të Rajonit, do të ishte një shembull inkurajues në të gjitha nivelet e qeverisjes.

“Besoj fort që vetëm nëse forcojmë e inkurajojmë njëri-tjetrin, i japim fuqi dhe zë njëri-tjetrit, vetëm ashtu mund të ecim përpara. Mezi pres që këtë shembull të bashkimit dhe bashkëpunimit që kemi ta ndjekim të gjithë dhe besoj që në nivelin e autoriteteve vendore, me Unionin që ne kemi të bashkive dhe komunave do vazhdojmë ta inkurajojmë dhe injektojmë këtë frymë të bashkëpunimit. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, siç kemi parë në Tiranë, ne bëjmë gjëra të mrekullueshme. Brenda një dekade kemi transformuar një qytet nga një qytet që mezi zgjohej nga diktatura komuniste, në një nga qytetet sot më progresiste në rajon. Do të thotë që nuk jemi gjenetikisht të pafavorizuar, është vetëm çështje mentaliteti dhe vendimi për të punuar, për të bashkëpunuar dhe për të ecur përpara dhe jo me kokën mbrapa,” deklaroi kreu i Bashkisë.

Deputeti Shaip Kamberi u shpreh optimist se një bashkëpunim më intensiv mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Tiranës zyrtare do i shërbente unifikimit dhe faktorizimit të mëtejshëm të shqiptarëve në rajon.

“Për ne ishte kënaqësi që kryetarin e Bashkisë së Tiranës ta presim këtu në Bujanovc, të takohemi, të shkëmbejmë mendime, idetë, por njëkohësisht ta njoftojmë për pozitën e përgjithshme politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke iniciuar edhe një bashkëpunim sa më intensiv mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Tiranës zyrtare, sidomos mes bashkive konkretisht. Unë dua të falënderoj me këtë rast kryetarin Veliaj, që i pari nga gjithë kryetarët e bashkive shqiptare i ka ardhur në ndihmë Preshevës dhe këtij rajoni në momentet e vështira të vërshimeve. Unë po shpresoj që bashkëpunimi ynë duhet të jetë edhe më intensiv në të mirën e komunitetit shqiptar, por në të mirën e ruajtjes dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes Luginës së Preshevës dhe shtetit amë, Shqipërisë,” deklaroi Kamberi./m.j

Next Post
Marrëdhënia Kiara-Luiz, ja çfarë mendojnë banorët e “BBV”: Kur të marrë ‘çekun’…!

Marrëdhënia Kiara-Luiz, ja çfarë mendojnë banorët e “BBV”: Kur të marrë 'çekun'...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In