• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj takon Artan Grubin, ftesë shqiptarëve të maqedonisë për t’u regjistruar në census

by
23/03/2021 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti Zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të cilit i dhuroi “Kullën e Sahatit”.

Zv/kryeministri Grubi kërkoi mbështetjen e kryebashkiakut që të bëhet pjesë e fushatës për ndërgjegjësimin dhe mobilizimin maksimal në procesin e regjistrimit të diasporës, proces i cili ka filluar më 1 mars dhe përfundon në 21 prill.

“Erioni është një figurë e dashur, jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe për ata të Kosovës dhe diasporës. Pa asnjë dyshim që, thirrja e tij për regjistrim do ketë një impakt shumë të madh deri tek bashkëqytetarët tanë, të cilët jetojnë në diasporë”, theksoi zv/kryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi rëndësinë që ka procesi i regjistrimit dhe bëri një paralelizëm me Tiranën.

“Kur morëm detyrën, në Tiranë kishim lagje të tëra që ishin populluar ndër vite, të cilat përdornin shërbimet, shfrytëzonin infrastrukturën, por regjistrimin e kishin në një qytet tjetër. Për këtë arsye nuk e dinim se sa banorë kishin lagje të caktuara, ndaj nuk buxhetonim dot mjaftueshëm për ndërhyrjet në infrastrukturë, nuk planifikonim dot shkollat e reja, për linja të autobusëve. Nëse regjistrimi është i rëndësishëm për një qytet, imagjino sa i rëndësishëm është për një shtet, ku të drejtat varen prej regjistrimit apo prej popullatës mbi 20%”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa, ai i ftoi të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm, që të regjistrohen, sepse duhen vetëm 5 minuta për ta kryer këtë proces.

“I ftoj të gjithë miqtë, sidomos shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e jo vetëm ata që jetojnë në Shqipëri apo kudo në botë, të regjistrohen në faqen e censusit të Institutit të Statistikave të Maqedonisë së Veriut. Procesi zgjat vetëm 5 minuta dhe secili mund të regjistrojë veten, bashkëshorten, fëmijët, familjarët, prindërit – është një akt patriotik, që i garanton shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të drejta që janë fituar me shumë, shumë mund, me shumë djersë, madje dhe me shumë, shumë gjak”, nënvizoi Veliaj./ b.h

Next Post
E rëndë, humbin jetën nga COVID-19 një 21-vjeçare dhe një grua shtatzënë në Kosovë

E rëndë, humbin jetën nga COVID-19 një 21-vjeçare dhe një grua shtatzënë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In