• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj takime në Njësinë 4: Bregu i Lumit dhe 5 Maji, sot porta hyrëse të Tiranës moderne

by A R
19/04/2023 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turi i drejtuesit socialist të Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj u ndal në Njësinë 4 në kryeqytet, ku pasi zhvilloi një ecje për të takuar qytetarë dhe biznese të ndryshme të zonës, mori pjesë edhe në mbjelljen e 15 pemëve, si vijim i fushatës së gjelbër.

Pas takimeve më banorët e kësaj njësie, Veliaj tha se mori vlerësimet nga qytetarë të ndryshëm për të gjitha punët dhe veprat publike të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës edhe në këtë njësi, që sidomos me Lagjen e re të Rindërtuar, “5 Maji”, ka pësuar një transformim dhe zhvillim ekonomik vitet e fundit.

“Kemi takuar njerëz gjithë rrugës dhe në çdo stacion, ose ishte dikush që ishte administrator pallati dhe tha: “Me këtë sistemin e ri na është bërë më mirë”, ose ishte dikush që kishte hapur një biznes të ri dhe po i shtohej puna, se kanë ardhur edhe banorët e rinj tek “5 Maji”. Ishte një bekim i madh se ti kupton që ne i kemi lidhur fijet me njëri-tjetrin. Ai që quhet stofi, apo xhinsi siç thonë tironsit, në thelb kjo është. E vetmja vërejtje që kam pasur gjithë rrugës me njerëzit është një xhep i vogël këtu, do të thotë që është zgjidhur një pjesë shumë e madhe e gjërave,” tha Veliaj.

Ai tha se nëse vetëm pak vite më parë “5 Maji” apo Bregu i Lumit konsideroheshin fundi i botës, sot kjo zonë do të jetë porta hyrëse veriore e Tiranës. “Kur thoshin njerëzit e kam shtëpinë tek “5 Maji”, apo Bregu i Lumit, konsiderohej fundi i botës. Tani kjo do bëhet porta e re e Tiranës. Plani tjetër është që të bëhet ura këtej, të lidhen edhe me Kamzën e Paskuqanin. Në anën tjetër kalon autostrada dhe krejt papritur, siç është bërë Farka e lidhur me autostradë dhe i ka rritur vlerën, autostrada që kalon këtu do ta kthejë këtë zonë, jo në cepin dhe fundin e Tiranës, por në fillimin dhe hyrjen e Tiranës,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai tha se puna nuk ka mbaruar dhe pikërisht për t’i vazhduar ato në një mandat të tretë Partia Socialiste kërkon votën e qytetarëve të Tiranës.

“E di që jo të gjitha punët kanë mbaruar. Unë besoj se pikërisht pse kemi ende punë për të bërë duam, që të përveshim mëngët e të ecim përpara. Kryeministri na ka lënë një porosi, që ne nuk do mbjellim sherr në këtë fushatë. Ne nuk jemi këtu se kemi inat të tjerët. Ne jemi këtu se duam njëri-tjetrin, familjet, çunat, gocat, komunitetin. Për këtë dashuri dhe këtë pasion kemi vendosur më mirë të mbjellim pemë dhe të gjithë atyre që merren me mirëmbajtje dhe pastrim mos t’u lëmë as postera, as banderola, as rraqe e shkarravina, që në fund fare, qyteti do ketë pemë dhe për ata që ndoshta nuk i mendojnë gjerat si ne, të paktën do thonë këtyre kundërshtarëve tanë edhe fushata u pati duk, se mbollën gjelbërim, ajër të pastër e oksigjen,” deklaroi në fund Veliaj.

/a.r

Next Post
“E kishte rrahur”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Shoku i ngacmoi të dashurën

"E kishte rrahur"/ Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Shoku i ngacmoi të dashurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In