• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj takim me socialistët e Njësisë 6: Saliu dhe Meta, e vjetra që duhet t’i largohemi

by
13/06/2022 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Njësia 6, në vijim të turit informues për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste, drejtuesi i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo është një fushatë komunikimi për gjërat që janë bërë dhe ato që duhen bërë më mirë. Ai tha se ka ardhur koha që të largohemi nga e vjetra, nga Saliu dhe Meta, e t’i japim rëndësi të resë, duke përmendur faktin se vitin e ardhshëm do të votojnë ata që kanë lindur në 2005-ën.

“Vitin tjetër, në Tiranë do të votojnë ata që kanë lindur në vitin 2005. Po a i themi dot atij që ka lindur në 2005-n: ‘Saliu, ky që po kërkon të vijë për herë të tretë, është “non grata”; i themi dot ne, që për Ilir Metën ndodhi 21 janari? Për të gjitha këto arsye na duhet një lidership që shpjegon me gjuhën e 2023-it. Fëmijët që ishin fëmijë të asaj kohe, por tani janë 18-vjeçarë, duan të dinë a do i fusim klasat e kodimit nëpër të gjitha shkollat e Tiranës? Është shumë e rëndësishme që ata ta dinë historinë, me shpresë nga prindërit dhe nga shkolla, se do shkruhen librat e historisë një ditë, por ne në 2023-in nuk flasim dot me kokën pas. Ne e kemi ngritur stekën kur e morëm bashkinë, vazhdojmë ta rrisim stekën pas çdo fitoreje”, u shpreh Veliaj.

“Partia Socialiste”, – vijoi Veliaj, – “i ka dhënë një mesazh shumë të fortë komunitetit, për të treguar që ku prek dora e PS-së, gjërat bëhen më mirë, më shpejt, më bukur dhe më të rëndësishme për komunitetin”.

“Kush e mendonte se Kombinati do të kishte shkollën më të bukur në Republikë?! Kemi bërë plot gjëra të bukura, por komunikimi nuk do të thotë vetëm lajme të mira, ka edhe disa gjëra që duhen sqaruar. Për çështjen e rindërtimit më pyesin shumë vetë. Zyrtarët kryesorë të Bashkisë së Tiranës e kalojnë gjysmën e ditës vetëm me audit, me kontroll për çdo njeri që është mërzitur. Është shumë më ndryshe që të bësh një lagje të re në Thumanë apo në Spitallë, ku e gjithë fusha është bosh, dhe është shumë më ndryshe që të bësh një lagje të re, në një vend që jo vetëm që është zaptuar, por ku luftohet për çdo metër katror,  siç ka qenë situata në Kombinat. Është dashur të përgatisim çdo shpronësim për t’u siguruar që të trajtohen të gjithë, edhe ata që kanë jetuar aty, pavarësisht se si e kanë pasur situatën ligjore, dhe në fund të mos mbetet njeri i pakënaqur”, përfundoi Veliaj.

/e.d

Next Post
Çfarë po ndodh në Turqi? “Nëse jeni në Stamboll, kthehuni urgjent në Izrael”, deklarata që po alarmon qytetarët

Çfarë po ndodh në Turqi? "Nëse jeni në Stamboll, kthehuni urgjent në Izrael", deklarata që po alarmon qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar

“Tregje me ushqime te pasigurta!” Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

January 20, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Noka pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit: Nga 30 ditë, na përjashtuan deri në Mars!

January 20, 2026
Kryenegociatorja e re jep porositë e para për stafin: Besimi që na është dhënë është i veçantë

Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja Dhuka: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet!

January 20, 2026
Aksident tragjik në Thumanë, humb jetën këmbësori 36-vjeçar

Java e kontrolleve: 6 të arrestuar për alkool dhe dhjetëra makina merren me karrotrec në Tiranë

January 20, 2026
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

January 20, 2026
Gara për Prishtinën/ Zaloshnja: 52.2 përqind mendojnë se fiton Përparim Rama. PDK ndikon pjesëmarrjen!

“PS sot, më shumë mandate se në 11 maj”, Zaloshnja: PD në vendnumëro. Humbin pikë të rejat

January 20, 2026
Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

January 20, 2026
‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

January 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Janar 2026

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In