• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj sulmon Metën: Të mos lejojmë të na drejtojnë më fuksat që ngatërrojnë Tiranën me Kabulin

by A R
12/08/2022 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 12 Shtator, mes 12 shkollave të reja që do të hapen në nisje të vitit të ri shkollor, është dhe shkolla “Bashkim Fino” në Njësinë 2. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili bëri inspektimin e fundit përpara se shkolla te prese 1100 nxënës pas pak ditësh, tha se kryeqytetit i shtohet një xhevahir tjetër.

“Është vërtet një xhevahir për Njësinë 2. Kur mendoj se mësimi me dy turne ka qene problem që kur ishim ne fëmijë, më vjen mirë që për herë të parë këtë vit nuk do të flitet më për shkollat me dy turne. Kemi ndërtuar një shkollë me 1100 nxënës kapacitet, plus 150 parashkollor, praktikisht kemi zgjidhur jo vetëm problemet e të kaluarës dhe të tashmes, por edhe të ardhmes. Pra kemi lënë një hapësirë që mund të amortizojë edhe prurjet demografike të njësisë,” u shpreh Veliaj.

Duke iu referuar pikërisht kësaj të fundit, Veliaj tha: “E di që ka nga ata që e quajnë veten “çuna të Pazarit” dhe kanë nostalgji për Tiranën e fuksave duke e ngatërruar Tiranën me Kabulin, por fakti është ky, që, siç erdhën këta nga qytetet e tjera dhe ndërtuan jetën në Tiranë ku lindëm ne, ashtu kjo Tiranë do ofrohet edhe për studentët që janë këtu, të cilët 9 nga 10, sipas statistikave, nuk kthehen më në qytetet e tyre; 9 nga 10 do vijnë në Tiranë, 9 nga 10 do gjejnë një punë në Tiranë, do krijojnë një familje në Tiranë dhe do të sjellin fëmijët tek kjo shkollë. Eshtë pa sens jo vetëm të krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke hallet e “Sigurimit”, po është racizëm banal që të thuash që kjo Tiranë po na mbyt, po na mbingarkohet, kur vetë je histori suksesi, je bërë edhe kryeministër edhe president, i ke pasur të gjithë të mirat e kësaj bote prej kësaj Tirane, që u hap për ty dhe do të hapet edhe për të gjithë të tjerët që do të vijnë, sepse është destini i Tiranës”.

Veliaj tha po ashtu se mesazhi që vjen nga kjo shkollë, që mban emrin e një njeriu të madh si Bashkim Fino, që bashkoi shqiptarët edhe në ditët më të këqija, është se nuk duhen lejuar të na drejtojnë më ata njerëz që synojnë vetëm të na përçajnë edhe në ditët më të mira.

“Kur kujtoj që Bashkim Fino ishte aty për të na bashkuar në ditët kur ishim më të përçarë, besoj se është një mesazh shumë i madh edhe për ata politikanë, që edhe pse 30 vjet, i kanë pasur të gjithë detyrat e shtetit, Shqipëria s’u ka asnjë borxh, i ka bërë presidentë, kryeministra, kryetarë Kuvendi, të mësojnë pak nga ky emër i madh, që në ditët më të vështira i bëri shqiptarët bashkë. Sot jemi në ditët më të mira dhe ka njerëz që duan të na përçajnë e të na çojnë mbrapa. Kjo s’ka për të ndodhur. Për sa kohë që fëmijëve do u japim shkolla cilësore dhe sigurohemi që nuk i kemi më fuksat në drejtim dhe sigurohemi që vjen një brez i ri që është rritur në kushte komplet të tjera, është pa komplekse, nuk i bën gjërat me mllef, por i bën gjërat me pasion dhe këto shkolla besoj që janë premtim i mbajtur për të gjithë çunat e gocat e njësisë sonë,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

November 24, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

Përjashtimi i Spiropalit nga Grupi, Balla: Më vjen keq që pas 9 vitesh arritëm në këtë vendim! Neni 28 i Statutit…

November 24, 2026
Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

November 24, 2026
Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

November 24, 2026
Bien çmimet e naftës, aksionet rriten

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Ulet çmimi për naftën, benzinën dhe gazin

November 24, 2026
Dosja “Balluku”, GJKKO vendos më 11 dhjetor nëse çështja kalon për gjykim

Dosja “Balluku”, GJKKO vendos më 11 dhjetor nëse çështja kalon për gjykim

November 24, 2026
Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

November 24, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj? Përgjigjet e Harvardit

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj? Përgjigjet e Harvardit

November 24, 2026
Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

November 24, 2026
Shqiponja dykrenare në skenën e Miss Universe 2026, përfaqësuesja e Malit të Zi bëhet virale

Shqiponja dykrenare në skenën e Miss Universe 2026, përfaqësuesja e Malit të Zi bëhet virale

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In