• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Sot miratojmë vendimin, taksa zero për çdo të ri që hap një biznes

by A R
23/05/2016 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës do të mbështesë hapjen e çdo ide që vjen nga të rinjtë për hapje biznesi apo një kompanie private. Këshilli Bashkiak pritet të votojë sot pasdite projektvendimin, i cili u mundëson të gjithë të rinjve që kanë një ide për të hapur një biznes të tyrin në territorin e Bashkisë së Tiranës që të operojnë me taksa zero në muaj të parë, deri sa ata të marrin veten dhe të hyjnë në treg. Këtë fakt e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë fjalës që mbajti në festivalin e ideve rinore, organizuar nga Ministria e Arsimit.

 “Ne si Bashki e Tiranës do të kemi një propozim sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që për të gjithë djemtë dhe vajzat që krijojnë një kompani të re, taksat në Bashkinë e Tiranës të jenë zero në muajt e parë deri sa kjo kompani të ketë marrë veten dhe të ketë testuar në këto hapa të parë nëse funksionon ose jo. Vetëm pasi të kenë kaluar muajt e parë atëherë do të ketë mundësi të paguaj taksa, por deri sa të kaloj fazën e vet të inkubatorit, pra të testimit të idesë apo të projekteve në treg, taksat në Bashkinë e Tiranës për të gjithë ata do jetë zero”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 Ndaj ai ka nxitur të gjithë të rinjtë e shkollave të Tiranës që të guxojnë dhe të vënë në jetë idetë e tyre, pasi vetëm kështu ata do mund të ecin përpara në jetë. “Sa më shumë të kemi djem dhe vajza të rinj në këtë qytet që besojnë se të qënurit nxënës i mirë nuk është humbje kohe, të studiosh arsimin profesional ku mëson një zanat nuk është humbje kohe. Ka pa fund vend për djem dhe vajza që kanë kurajë, që kanë ide, që janë inovatorë dhe që arrijnë suksesin pavarësisht pengesave. Dhe unë sot jam këtu duke qenë që besoj fort se historia e re e Shqipërisë,  ka një vend fantastik për të gjithë ju”, – tha Veliaj. (javanews.al / r.a)

Next Post

Skandali / Shqiptarja u dha priftërinjve për seks të birin 5-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

February 21, 2026
Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

February 21, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In