• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali / Shqiptarja u dha priftërinjve për seks të birin 5-vjeçar

by A R
23/05/2016 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori drithëruese ka rrëmbyer vëmendjen e shumicës së mediave greke këto ditë, me daljen në dritë të një skandali, ku përfshihet edhe një shqiptare, e cila akuzohet se dërgoi djalin e saj 5 vjeç për të përmbushur epshet seksuale të një prifti.

Skandali po ndiqet prej vitit 2014 nga “Fonirodopis”, por dje gjeti jehonë edhe te “Protothema”, “Zoungla”, etj., të cilat publikuan dëshminë tronditëse të vogëlushit.

Bëhet fjalë për një ngjarje të zhvilluar në abacinë e Komotinit, në Greqinë e Veriut, pranë kufirit me Shqipërinë, ku në qendër është një çift shqiptaro-grek, fëmija e dy dhe dy priftërinj.

Babai grek akuzon të shoqen shqiptare, Ana.S, me të cilën ka 3 fëmijë, se më 10 korrik të vitit 2014, ajo mori 2 fëmijët për t’i dërguar në manastir dhe u kthye në 01.00 të mëngjesit.

Ditën tjetër, gjyshja e fëmijës vëren se nipi ishte shumë i trishtuar dhe i heshtur. Kur ajo e pyet atë se çfarë ka, përgjigjet se “ishim tek ai plaku që më prekte, por nëna më goditi kur unë i thashë se nuk doja”. Më 14 korrik, katër ditë pas incidentit, gjyshja dhe babai i fëmijëve kërkuan nënën vazhdimisht, por u tha se ajo ishte larguar në Shqipëri.

Më 18 korrik, Ana S. sulmohet, ndërsa ishte në gjumë. Më pas u largua në Shqipëri, pasi kallëzoi penalisht të shoqin për dhunë dhe prej asaj kohe nuk është kthyer më në Greqi.

Më 28 gusht gjykata dërgoi një urdhër, sipas të cilit, fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpinë e çiftit, së bashku me nënën e tyre. Babai i kërkon gjykatës të marrë në konsideratë episode dhe u shpreh se fëmijët nuk e duan nënën. Mediat greke publikuan edhe dëshminë tronditëse të djalit 5 vjeç.

Mes të tjerave ai shprehej se “plaku më puthi në gojë dhe unë e kundërshtova, por mami më qortoi dhe më goditi. Pastaj më mbylli në një dhomë dhe unë bërtita”.

Në fund të dëshmisë thuhej se prifti kishte tentuar të merrte seks oral prej vogëlushit, por ai ishte larguar me vrap, ndërsa thekson kërcënimin se prifti “do ta vdiste në dru” nëse fliste.

Mediat greke shtojnë se ish-kreu i një gjykate në zonë ka lidhje shoqërore me priftërinjtë, ndaj çështja është zvarritur prej 2 vitesh. (Shqip / r.a)

Next Post

Lirimi nga burgu i Lezhës, shkarkohen 3 inspektorë, Manjani: Po pres hetimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironia e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

Ironia e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

June 8, 2026
“Revolucionet shqiptare”

“Revolucionet shqiptare”

June 8, 2026
“Opozitë e shitur! Berisha në burg”/ Thirrjet shqetësojnë militantët e PD, përplasje verbale në protestën e Zvërnecit

“Opozitë e shitur! Berisha në burg”/ Thirrjet shqetësojnë militantët e PD, përplasje verbale në protestën e Zvërnecit

June 8, 2026
“Flamingot do na hidhen në fyt”, Rama me batuta në festën e 35-vjetorit të PS në Shkodër

“Flamingot do na hidhen në fyt”, Rama me batuta në festën e 35-vjetorit të PS në Shkodër

June 8, 2026
“Edhe Sala ka mbaru”, përfshirja e PD-së në tubim nuk ndryshon qëndrimin e protestuesve

“Edhe Sala ka mbaru”, përfshirja e PD-së në tubim nuk ndryshon qëndrimin e protestuesve

June 8, 2026
Detaji që ra në sy në festën për 35-vjetorin e PS në Shkodër, Rama shfaqet me bluzë me flamingo

Detaji që ra në sy në festën për 35-vjetorin e PS në Shkodër, Rama shfaqet me bluzë me flamingo

June 8, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

June 8, 2026
Zvërneci/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Zvërneci/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

June 8, 2026
Tabaku: Pakënaqësia qytetare buron nga modeli ekonomik i 12 viteve të fundit

Tabaku: Pakënaqësia qytetare buron nga modeli ekonomik i 12 viteve të fundit

June 8, 2026
Kim Jong – un pret në Phenian Xi Jinping

Kim Jong – un pret në Phenian Xi Jinping

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In