• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj shtron iftar: Të tregojmë se Tirana është themeluar mbi bashkëjetesën

by A R
26/05/2019 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtroi dje një darkë Iftari për udhëheqës fetarë dhe shpirtërorë të bashkësive shqiptare, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë, si dhe përfaqësues nga komuniteti medias dhe i biznesit.

Duke iu uruar mirëseardhjen të pranishmëve, Veliaj vlerësoi harmoninë dhe respektin e ndërsjellë që ekziston mes komuniteteve fetare në vendin tonë, si një vlerë e shtuar. “Dua të falenderoj imamin e Tiranës, myftiun e Tiranës, imamët e 30 xhamive të ndryshme të Tiranës, që janë pjesë e këtij bashkimi sot, njerëz që ndajnë një vakt se jetojmë në një qytet, kemi hedhur rrënjë në të njëjtën shoqëri. Dua të falenderoj përfaqësuesit e besimeve të tjera që na janë bashkuar sot, për të theksuar se mbi të gjitha jemi shqiptarë, respektojmë njëri-tjetrin dhe mënyra se si falim nuk janë arsye për të na ndarë, janë arsye për të na bashkuar”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se ky muaj i shenjtë është edhe një distancim nga çdo gjë e dëmshme, që as Shqipëria dhe as shoqëria shqiptare nuk i meriton. “Është një distancim nga çdo gjë e dëmshme, nga mendime të dëmshme, nga fjalë të dëmshme, nga energji të këqija që harxhojmë me njëri-tjetrin, nga paudhësi që ndoshta as ky vend s’i meriton, po as shoqëria s’i meriton, po as ata që i kemi pranë nesh nuk i meritojnë. Nëse e kuptojmë si muajin më të shenjtë të besimtarëve myslimanë, muajin kur Perëndia i dha fjalët e para të Kuranit profetit Muhamed, atëherë edhe reflektimi shkon përtej sakrificës ushqimore, për të mbajtur larg çdo tundim për t’i bërë keq dikujt që kemi afër”, tha Veliaj, teksa shtoi se ky muaj është edhe një moment reflektimi për të gjithë, për të kuptuar që kjo shoqëri ka evoluar dhe rri në këmbë, falë tolerancës.

“Nuk mund të jemi besimtarë kur respektojmë namazin dhe pastaj marrim prapë gurët dhe zihemi me njëri-tjetrin; nuk mund të jemi besimtarë të krishterë kur mbaron lutja në kishë dhe marrim topin e godasim njëri- tjetrin; kështu, s’mund të jemi besimtarë të asnjë feje, e të asnjë Zoti. Ndaj, shpresoj shumë që ky të jetë një moment reflektimi për të gjithë, edhe për të kuptuar që kjo shoqëri ka evoluar dhe rri në këmbë, sepse tolerojmë njëri-tjetrin”, shtoi kryebashkiaku.

Bashkia e Tiranës është kujdesur që në muajin e sakrificës dhe të solidaritetit, askujt të mos i mungojë një vakt i ngrohtë, teksa çdo mbrëmje shtron iftar për njerëzit e pamundur. Veliaj siguroi se kjo frymë solidariteti për njerëzit në nevojë dhe fryma e bashkëjetesës mes komuniteteve fetare do të vijojë, për t’i treguar të gjithëve se ky qytet është themeluar mbi tolerancën dhe harmoninë.

“Pas 10 ditësh është Bajrami, por unë do të doja që të jetuarit me devotshmëri, në mënyrë të virtytshme, të jetë diçka që na shoqëron në çdo moment të jetës sonë. Ne do të vazhdojmë ta ruajmë këtë frymë, ashtu si vëllezërit e krishterë na janë bashkuar sot, ashtu do t’ju bashkohemi edhe ne në festimet e tyre, për të treguar se ky qytet është themeluar fort mbi tolerancën, mbi bashkëjetesën dhe mbi një harmoni të pazakontë. Le ta vazhdojmë çdo muaj e çdo ditë në qytetin tonë, për të punuar për vendin tonë dhe për familjet tona”, u shpreh Veliaj.

Një falenderim të veçantë, kreu i Bashkisë e bëri për të gjithë ata që shërbejnë në komunitet dhe përfaqësuesit e besimeve fetare. “Unë jam duke mbyllur 4 vite shërbimi në këtë qytet, e shumë prej atyre që drejtojnë xhamitë sot këtu më kuptojnë më mirë se kushdo tjetër, se puna me njerëzit është një nga punët më të vështira. Njerëzit kanë ego, kanë aspirata, ambicie, inate, njerëzit janë si këto enët e qelqit që po shërbejmë sot, në momentin që marrin një krisje, nuk ngjiten më. Për të gjithë ata që drejtojnë punën me njerëzit e kuptojnë sesa e vështirë është, prandaj meritojnë respekt maksimal”, tha Veliaj.

/a.rada

Next Post
Basha “kokëfortë”: Asnjë hap pas, demokracinë nuk e japim!

Basha “kokëfortë”: Asnjë hap pas, demokracinë nuk e japim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani kërcënon SHBA-të: Përgjigjja ndaj çdo sulmi amerikan do të jetë 10 herë më e ashpër!

November 12, 2026
Moti i keq “pushton” vendin! Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Moti i keq kërcënon Shqipërinë! Reshje intensive, stuhi dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile apel për kujdes ndaj përmbytjeve

November 12, 2026
Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

November 12, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Liga e Kombeve/ Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikët dhe vendin e parë!

November 12, 2026
Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

November 12, 2026
“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

November 12, 2026
“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

November 12, 2026
Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

November 12, 2026
Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

November 12, 2026
PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In