Veliaj shpjegon arsyen pse Rama komenton kundërshtarët politikë!

Screenshot 10

I ftuar në “Real Story”, në “News 24”, krybashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, tregoi se përse kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të komentojë kandidatët e partive rivale.

Ai tha se ata që janë të vegjël me moshë, e votojnë për herë të parë, duhet ta dinë se dikur Nard Ndoka ka qenë Ministër Shëndetësie. E shtoi se duhet rikutjuar se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ndodhën ’97-a dhe Gërdeci.

“Duhet bërë një kontrast, sepse s’po kandidojnë edhe me Lulzim Bashës, po kemi edhe Berishën, që tani është në moshë me Enver Hoxhën. Unë kam ardhur në Shqipëri në 2003. Ka disa persona që kanë lindur në këtë vit dhe s’e dinë ç’ka ndodhur në ’97-ën. Kur sheh se në listën e Tiranës është Fatmir Mediu, duhet ta kujtojë njeri.

Nëse flasim sot që është vaksinuar çerek milioni, dikush tjetër duhet të kujtojë, se ka qenë Ministër Shëndetësie. Petrit Vasili që largoi mikun e vet nga Vlora, më parë ka qenë Ministër Shëndetësie. 300 mijë deri në 400 mijë lekë a s’është pozitive? Tatimi progresiv është në avantazh. Ke të drejtë, ata ikën, po s’është faji i Edi Ramës. Në vendin tënd do të thoja, ata që ikin dhe lanë punën pas, a kanë një përgjegjësi? Ne themi që jeni gjëra të vjetra, keni veshur me të zeza shumë nëna. Nëse këto nuk kujtohen do e hamë sapunin me djathë. Unë kam kontrast, si kryetar bashkie, sepse kam parë Lulzim Bashën si kryetar bashkie dhe Ramën. Basha i jepte leje ndërtimi vetes së vet.

Normal kur nuk ke vajtur dy vite në punë i thua njerëzve ikni nga puna sepse dhe unë pa punë jam. Jemi në situatë të jashtëzakonshme, na duhet një lider kokëfortë si Rama, që thotë qepaze deri sa të sigurohen vaksinat. Qepaze deri sa të ikin Vitrina dhe Kristali, ku kemi dhe kandidatë që e kanë blerë shkollën me kile rrushi.

Ai thotë që dot ë vijnë vaksinat, do të ndërtojmë mbi 20 mijë apartamente, por duhet t’i tregojë dikujt njerëzve se çfarë përfaqësojnë ata. 2011 ishte kambanë alarmi. Partia jonë është perfekte, qeverisja jonë, e imja në bashki, është iperfekte. Po the kunati tek ne, themi kunati i kujt, tek partia tjetër kupton se ai po qeveris partinë”, u shpreh Veliaj.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.