• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj shpërthen në gjykatë: Më rrëmbyen nga detyra, Ols Dado nuk është prokuror!

by A R
24/07/2026 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Administrative, teksa mbahet seanca gjyqësore ndaj prokurorit Ols Dado.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, mbrojtja e kryebashkiakut shprehet lidhur me kërkesën e “Asociacionit Kombëtar të Medias dhe Drejtësisë”, i cili kërkoi të pranohet si palë në gjykimin e nisur nga Erion Veliaj. Në sallë mungojnë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Avokatura e Shtetit.

Plerent Ndreca: Kodi i Procedurës Civile parashikon se kushdo mund të ndërhyjë si palë në një proces gjyqësor nëse ka interes për të hyrë në proces. Në rastin konkret, shoqata ka interes për përfundimin e këtij gjykimi, që lidhet drejtpërdrejt me interesat e shoqatës. Shoqata ka identifikuar pse përfundimi i gjykimit lidhet me interesin e saj.

Ndreca do të flasë për ndërhyrjen kryesore të shoqatës, Asociacioni për Median dhe Drejtësinë, në gjykim. Kjo kërkesë duhet të pranohet, që ajo të marrë pjesë si ndërhyrëse kryesore në gjykim.

Ndreca: Kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore në gjykim duhet të pranohet.

Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri. Njërës palë po i shtohen palët, ndërsa të paditurit po i largohen. Tek njëra palë shtohen aktorët që kanë interes publik, ndërsa palës tjetër po i reduktohen.

Për 540 ditë, kryetari i bashkisë është rrëmbyer nga detyra e tij dhe nga familja e tij, nga një njeri që ka veshur uniformën e shtetit, por që s’e ka tagrin dhe më ka rrëmbyer nga detyra.

Pesha juaj, i nderuar gjyqtar, është për të rikthyer besimin e qytetarëve te drejtësia. Unë dy beteja i fitova në Gjykatën Kushtetuese, pa shkuar ende në Strasburg.

Një noter që nuk ka bërë magjistraturën, nuk mund të jetë prokuror. Ky nuk është më një vend qokash. Dikush nuk mund të veshë uniformën e dikujt tjetër dhe të ushtrojë një funksion të caktuar.

Kushdo palë që tregon interes kontribuon në këtë gjykim.

Është pesha e këtij gjykimi që do të rikthejë besimin te drejtësia. I mungoj shumë familjes sime në ditët më të vështira, i mungoj edhe bashkisë sime, që e lashë ndryshe. Kushdo palë që tregon interes, kontribuon në këtë gjykim. Do t’ju kërkoja që të pranohet shoqata.

Siç raporton gazetarja Hoxha, ndërkohë në sallë është paraqitur një zonjë, e cila ka bërë kërkesë të vijë në sallë si përfaqësuese e zotit Veliaj. Ndërkohë rezulton që zonja nuk ka as licencë avokati.

Ndërkohë që asnjëra nga palët nuk e njeh zonjën. Gjykata theksoi se do ta referojë çështjen në organet kompetente.

Gjykata thekson se ka një kërkesë për ndërhyrje kryesore në gjykim edhe nga Tom Dedaj, ish-prokuror.

Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri. Një pale po i shtohet interesi publik, të paditurit po i largohen të tjerët, KLP-ja dhe Avokati i Shtetit. Ose KLP-ja nuk tregon respekt për këtë gjykatë, ose ka kuptuar atë që di gjithë Shqipëria, që Ols Dado nuk është prokuror dhe kryebashkiaku është arrestuar. Mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra. Kjo shoqatë e legjitimuar, pesha juaj, i nderuar, është për të rikthyer besimin te drejtësia. Nëse dikush mund të vishet si polic apo si prokuror në këtë teatër, merr në qafë një qytet të tërë. Unë dy fitore i kam marrë edhe pa shkuar në Strasburg. Nëse më rrëmbyen mua, mund të rrëmbejnë këdo tjetër. Një noter që është emëruar në kundërshtim me ligjin.

Është pesha e këtij gjykimi që do të rikthejë besimin te drejtësia. I mungoj shumë familjes sime në ditët më të vështira, i mungoj edhe bashkisë sime, që e lashë ndryshe. Kushdo palë që tregon interes, kontribuon në këtë gjykim. Do t’ju kërkoja që të pranohet shoqata.

Avokati i Ols Dados kërkon që kjo kërkesë të rrëzohet.

Veliaj: E thënë në gjuhë të thjeshtë, na shqetësojnë dy elementë. KLP-ja jo vetëm nuk vjen, por edhe gënjen. A mund të gënjejë KLP-ja, që thotë se ka pasur mbledhje? Për ILD-në, ku ta adresoj faktin që prokurori është edhe sekser për leje? Jam në konflikt të hapur interesi.

Gjyqtari: Konfliktet e interesit kanë një tjetër rrugë. Këtu jemi për tjetër gjë.

Gjykata ndërpret për 20 minuta seancën për të vendosur lidhur me kërkesën e ish-prokurorit Tom Dedaj, i cili kërkon të jetë palë në gjyq.

Next Post
“Sa është paguar Dado për të rrëmbyer Veliajn?”. Ish-prokurori kërkon të jetë dëshmitar në gjyq: Më hoqi Ina Rama

“Sa është paguar Dado për të rrëmbyer Veliajn?”. Ish-prokurori kërkon të jetë dëshmitar në gjyq: Më hoqi Ina Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com