• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Shpërblim për zjarrfikësit, ja kush shmanget nga ndryshimi i tarifave të ujit

by Java News
09/08/2017 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha sot një lajm të mirë për të gjithë punonjësit zjarrfikës. Gjatë intervistës në ABC, News, Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak do të miratohet dhënia e shpërblimit për punonjësit të cilët kanë sakrifikuar në këtë situatë të vështirë duke luftuar me flakët.

  “Jam kaq krenar për të gjithë djemtë e vajzat që punojnë në shërbimet tona të emergjencës, sidomos të gjithë heronjtë tanë të zjarrfikësve. Do i propozoj në mbledhjen e parë Këshillit Bashkiak një shpërblim për të gjithë punëtorët e zjarrfikësve, janë të vetmit që e meritojnë. Të gjithë në Bashkinë e Tiranës sakrifikojnë me orë ekstra punë, me një vështirësi të jashtëzakonshme, por jo si ata. Ndaj në mbledhjen e parë të KB, do të propozoj një shpërblim të posaçëm për të gjithë efektivët tanë të zjarrfikseve. Siç e thashë jam krenar, vërtet sfidë e madhe por kur ke djem trima, të aftë që dinë ekzaktësisht se çfarë po bëjnë, edhe që nuk i zë paniku, por që janë gjakftohtë të menaxhojnë situata. Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me ushtrinë e policinë e shtetit”, theksoi Veliaj.

  Kreu i Bashkisë  deklaroi se është duke kontaktuar edhe me ambasadat për të marrë zjarrfikëse shtesë.

“Ne kemi marrë masat edhe sot kam kontaktuar me disa ambasada për të kërkuar zjarrfikëse shtesë, edhe sot po mundohemi të rialokojmë një fond për të bërë disa blerje emergjence. Edhe sot kishim disa kompani private që janë duke dhuruar ato pompat e dorës. Ne kemi rreth 100-150, na duhen 300-400 sepse ato , disa do të rrinë mbushur që të ndërrohen, pra janë si çanta shpine”, tha ai.

  Kryebashkiaku u ndal dhe në aksionin fundit që do të nisë për bllokimin e pikave të karburanteve të cilat nuk janë të licencuara dhe që përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve. Kreu i Bashkisë shprehu vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për ta zbatuar këtë vendim.

“Aksioni në terren nis nesër, sot janë bërë njoftimet. Në qytetin e Tiranës ne kemi 173 pika karburantesh. Qyteti i Bogotas ka 10 milionë banorë, nuk i ka 173, New York, 14 milionë banorë nuk i ka 173 pika karburantesh. Parisi, Londra nuk I kanë 173. Këtu, në rrumpallë 25-27 viteve të fundit, çdo komunë, minibashki. Pra kemi 173 që janë kryesisht rrezik në trafik, rrezik në ambiente të banuara, por këta s’paguajnë as taksa. Ne kemi 93% të familjarëve që paguajnë taksat, ndërkohë që milionerët nuk paguajnë taksat. Ne kemi 93% të familjarëve që paguajnë taksat ndërkohë që milionerët nuk paguajnë taksat. Unë nuk di se sa herë që flasim për pagesat, njerëzit thonë e po shqiptarët s’kanë bukë. Pronarët e karburanteve, ndërtuesit e pallateve kanë bukë. Siç po paguajnë të gjithë ndërtuesit e pallateve 10-fish taksë, se unë këto gjëra me para do I bëj, s’po ia marr familjarëve, por do ia marr milionerëve. Tani, milionerët që kanë 173 karburante duhet të paguajnë para. Kush nuk paguan do mbyllet. Ligjet e këtij vendi thonë, është autoriteti vendor ai që duhet të të autorizojë shitjen me pakicë. Pra qeveria, KKT mund të të japë lejen e ndërtimit dhe mund ta kesh ndër vite që ti të shesësh dhe ti ke këtë kosto mjedisi sepse ti çan rrugën, ke hyrje dalje, ke rrezik trafik. unë do të të bëj sinjalistikën, do të të bëj të gjitha, kur ke ndotje unë duhet ta pastroj”, tha Veliaj.

Veliaj u ndal dhe në çështje e ujit ku premtoi se brenda 5 viteve falë planit të investimeve Tirana do të ketë 24 orë ujë të pijshëm. Kreu i bashkisë tha se nga ndryshimi i çmimit të ujit të pijshëm nuk përfshihen familjet në nevojë të cilat do të rimbursohen. “Të gjitha grupet që përfitojnë nga ndihma ekonomike , të gjithë ata që janë kryefamiljarë të vetëm që përfitojnë nga skema. Kjo i është propozuar entit”, deklaroi ai.

Veliaj deklaroi se Plani i investimeve përfshin rritje të numrit të burimeve, të kapaciteteve të filtrimit dhe të transmetimit si dhe investimeve në rrjetin e shpërndarjes në mënyrë kapilare nëpër lagje.

a.ç

Next Post
Panik në Turqi, 490 termete godasin qytetin turistik 24 orët e fundit

Panik në Turqi, 490 termete godasin qytetin turistik 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Mbi 100 mijë persona në 2025 vizituan Muzeu Ikonografik të Beratit

Rama: Mbi 100 mijë persona në 2025 vizituan Muzeu Ikonografik të Beratit

January 3, 2026
“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”/ Maduro akuzon SHBA për sulmet në Venezuelë

“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”/ Maduro akuzon SHBA për sulmet në Venezuelë

January 3, 2026
“Spektakël qiellor”, sonte mos harroni të shihni ‘Hënën e Ujkut’! Shenjat e horoskopit që do të preken nga ky fenomen

“Spektakël qiellor”, sonte mos harroni të shihni ‘Hënën e Ujkut’! Shenjat e horoskopit që do të preken nga ky fenomen

January 3, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Elbasan, në kërkim për kultivim narkotikësh/ Arrestohet 34 vjeçari, do ekstradohet në Kosovë

January 3, 2026
Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas bombardimeve në një bazë ushtarake: Një sulm i tillë kërcënon stabilitetin ndërkombëtar

Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas bombardimeve në një bazë ushtarake: Një sulm i tillë kërcënon stabilitetin ndërkombëtar

January 3, 2026
“TikTok” është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë/ Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme?

“TikTok” është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë/ Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme?

January 3, 2026
Diella renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

Diella renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

January 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi për sot, çfarë kanë parashikuar yjet? “Mos u nxitoni të investoni në projekte të reja…”

January 3, 2026
Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Zvicër, zjarri me 47 viktima, flakët erdhën si pasojë e fishekzjarrëve/ Ja si nata e Vitit të Ri u kthye në tragjedinë e parë të 2026

January 3, 2026
Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com