• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit: Vetëm të bashkuar ecim përpara

by A R
17/02/2023 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Prizrenit. Titulli iu akordua nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili tha se Veliaj shembullin e një drejtuesi modern që ka transformuar Tiranën.

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh i emocionuar për marrjen e titullit “Qytetar Nderi” dhe tha se vetëm të bashkuar mund t’ia dalim të ecim përpara, duke u zotuar se do të kontribuojë më shumë për qytetin e Prizrenit.

“Sot, si qytetari më i ri i Prizrenit, ndjej një detyrim që, përveçse të vë përpara punët e qytetit të Tiranës, ta mbaj gjithmonë një hapësirë të kohës sime, të energjive të mia, për ta promovuar Prizrenin. Është lajm i jashtëzakonshëm që sot Prizreni, qyteti historik, qyteti multifetar, multietnik, është bërë një qendër graviteti. Për sa kohë sot kthehet në një qytet që promovon vlera, promovon mirësi, dashuri, kulturë, art, unë besoj se ditët më të mira në qytetin tonë të Prizrenit i kemi përpara. Sot jam i nderuar që, bashkë me mua janë Blerina dhe Etjeni, deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, për të dëshmuar që ne jemi bashkë. Ne mund të kemi punë të ndryshme, mund të kemi vokacione të ndryshme, mund të kemi parti të ndryshme, ama për disa qëllime ne punojmë bashkë. Dallimet tona nuk janë aq të mëdha sa të na përçajnë dhe duhet të punojmë për qëllime të përbashkëta”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës vuri në dukje disa nga pikat më të vizituara në Tiranë, që kanë pikërisht emra personalitetesh të Kosovës, si sheshi “Adem Jashari”, “Rruga e Kosovarëve” apo rruga “Ibrahim Rugova”.

“Dje në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama hapëm një ekspozitë të Rexhep Selimit, kryesisht i njohur si komandant i luftës. Jemi duke rindërtuar shkollën ‘17 shkurti’ në Tiranë, një shkollë që e shkatërroi tërmeti, e cila do ngrihet më e fortë dhe më e bukur se kurrë. Unë vetë jam një nxënës i shkollës Kosova, një shkollë nga më të vjetrat e më të fortat në Tiranë, të cilën e rindërtuam më të bukur e më të fortë, edhe më të madhe sigurisht. Më vjen mirë që sheshi ‘Adem Jashari’ është një ndër hapësirat më të bukura urbane, m’u në hyrje të Tiranës; më vjen mirë që para dy ditësh, bashkë me Kryeministrin, në zgjatimin e rrugës ‘Ibrahim Rugova’, ne do të ndërtojmë dy godina të reja: Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare të Fëmijëve. Në këtë rruge, që tani zgjatet duke hyrë në park, do kemi dy simbole të tjera që do na kujtojnë këtë lidhje speciale që kemi me Kosovën. Më vjen mirë që rruga më e rëndësishme dhe më e shtrenjtë sot në Tiranë është bërë rruga e Kosovarëve”, u shpreh ai.

Kryetari i Komundës së Prizrenit vlerësoi Veliajn si njeri me energji pozitive, për t’u marrë shembull për mënyrën se si e ka transformuar Tiranën. “Është nder të kesh një bashkëqytetar si Erioni. Ai dallohet si kryebashkiak i Tiranës me një qasje proaktive, me një energji pozitive, me një lidership modern, që na bën krenarë të gjithëve ne që jetojmë në Kosovë, në Prizren dhe kudo në Shqipëri. E keni parë Tiranën si është transformuar. Kur jemi takuar me Erionin vitin e kaluar jemi dakorduar që do të bëjmë shumë punë të mira. Ato punë mira vetëm kanë filluar. Kemi binjakëzim të dy shkollave të muzikës. Kemi pasur gara sportive mes shkollash. Po ashtu, kemi pasur një festë madhështore me rastin e Lidhjes së Prizrenit vitin e kaluar. Ajo që na pret është akoma më e madhe. Do promovojmë bashkëpunimin mes qyteteve”, nënvizoi Totaj.

Disa prej përfaqësuesve të partive politike në Këshillin Bashkiak të Prizrenit e cilësuan kryebashkiakun e Tiranës një model të ri të udhëheqjes dhe lidershipit.

Next Post
Dëshmia e Ardjan Çapjes në gjykatë: Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra do zbulosh thesare!

Vrasja e Nezir e Gentian Beqirit/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Ardian Çapjan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

“Pjesëmarrja në protestë ishte e dobët”- Demokratja kritika lidershipit të PD dhe mazhorancës për Territorialen: Policia sulmoi dhe frikësoi qytetarët

October 9, 2026
Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

October 9, 2026
Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

October 9, 2026
“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

October 9, 2026
Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

October 9, 2026
Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

October 9, 2026
Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë (FOTO)

Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë (FOTO)

October 9, 2026
“Mora drejtësinë që meritoja”, KPA e riktheu në detyrë, reagon prokurorja Antoneta Sevdari

Vettingu e shkarkoi, pas fitores në Strasburg rikthehet në sistem! Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

October 9, 2026
Propozimi i PD-së së Berishës për hartën Territoriale: 95 bashki në total, të shtohen 34 njësi vendore

Harta vendore ndër vite! Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara, ja historiku i ndarjes administrative në Shqipëri

October 9, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Kushtetuesja merr vendimin, pranon pjesërisht kërkesën e Berishës! E rikthen çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com