• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj shpall fitoren e thellë në Tiranë: Ju premtoj përulësi, modesti dhe mëngë të përveshura për punë të mira

by Java News
16/05/2023 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas fitores së thellë në Tiranë, me një diferencë prej gati 60 mijë votash me kundërshtarin, kryetari i rizgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi të gjithë qytetarët që i besuan një mandat të tretë, për të çuar punët përpara punët e kryeqytetit. Veliaj tha se do jetë kryetar i të gjithëve dhe u premtoi qytetarëve të Tiranës, përulësi dhe mëngë të përveshura në shërbim të qytetarëve.

“Faleminderit secilit nga zemra, për përkushtimin e jashtëzakonshëm në këtë rrugëtim, në këto ditë kaq emocionuese, kaq të ngarkuara, por kaq të shpërblyera me këtë fitore. Dua të falënderoj të gjithë kryetarët e PS-së, në të 27 njësitë e Tiranës. Ne nuk kemi fituar vetëm Bashkinë e madhe të Tiranës, kemi fituar masivisht në të 27 njësitë e Bashkisë së madhe të Tiranës. Një rezultat 27 me 0, ku në të gjitha njësitë jemi mbi 50%. Dua të falenderoj ata që prodhuan fitoren tonë, falenderoj 300 mijë votues të Tiranës, që pavarësisht se dita ishte me shi, pavarësisht se për tre orë patëm problematika në shumë qendra votimi, pavarësisht se disa ishin sëmurë dhe shkuan me barrelë, pavarësisht se disa ishin me paterica apo me karrige me rrota, pavarësisht se disa ishin ende duke kaluar situata të vështira prej një sëmundje, dolën të votonin, ju falenderoj me zemër! E konsideruam votën e shenjtë, ditën e shenjtë dhe e shfrytëzuam si një mundësi për të folur fort dhe për të folur qartë. Faleminderit 55% të Tiranës, votuesve të saj, që na dha një mandat të qartë, folën kthjellët, na dha një mesazh të pastër, na dha një vendimmarrje për një Tiranë që në shumicën dërrmuese të saj do që të ecë vetëm përpara, do që të vazhdojë punët që janë nisur, do që Tirana të bëhet gjithmonë e më europiane dhe të vazhdojë të jetë motori i zhvillimit në Shqipëri. Kjo fitore nuk më ngjiti në qiell, më uli në tokë, si asnjë mesazh tjetër, si asnjë votë tjetër. Ndaj, sot ju premtoj përulësi, modesti një kokë të ulur dhe mëngë të përveshura për të ecur përpara”, tha Veliaj.

Mandej, ai tha se Tirana na tregoi shumë qartë se më shumë se gishtin, kërkon një dorë të shtrirë dhe një dorë të shtrënguar.

“Tirana tregoi se pëlqeu ata që mbjellin pemë, në vend të atyre që përçajnë. I them të gjithë demokratëve se do të jem edhe kryetari juaj, me përulësi, njësoj siç administrata jonë nuk i ka ndarë njerëzit në të majtë e të djathtë. Dua të falenderoj ata të djathtë që nuk pranuan që zgjedhjet lokale të ktheheshin në zgjedhje pro dhe kundër Amerikës. Dua të falenderoj edhe ata që mendojnë ndryshe nga ne dhe t’iu them që vota juaj nuk është e kotë”, përfundoi Veliaj.

Veliaj: “I shtrijmë dorën e bashkëpunimit kandidatëve e të gjithë atyre që do na bashkohen në Këshillin Bashkiak; Kemi më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa na ndajnë”

Edhe në mesazhin e tij të falënderimit për këdo që kontribuoi për fitoren e jashtëzakonshme të Partisë Socialiste në Tiranë, e sidomos të qytetarëve që i dhanë sërish votën për një mandat të tretë në krye të Bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të vijuar punën për zhvillimin e Tiranës.

Nga selia e PS, Veliaj tha se do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit kandidatëve që garuan së bashku me të në këto zgjedhje, por sidomos të gjithë këshilltarëve të çdo force politike të zgjedhur nga qytetarët për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

“Dua të përdor këtë mundësi nga selia e partisë sonë, nga selia e familjes sonë, nga selia e bashkësisë më të madhe politike për t’i shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë atyre që kandiduan për Bashkinë e Tiranës. Dua t’i shtrij dorën e bashkëpunimit Belindit, Arlindit, Rolandit, Markos dhe Lajlës. Ne nuk jemi armiq, jemi gdhirë në të njëjtin qytet, kalojmë në të njëjtat rrugë, do të kemi të njëjtat probleme. Shpresoj shumë që ta pranojnë këtë ofertë që të bashkëpunojmë, mos të hyjmë në një Këshill Bashkiak ku vazhdon avazi i vjetër i përçarjes dhe i ndasisë. Ne nuk kemi nevojë për të tjerë në Këshill Bashkiak, por kemi dëshirë që të bashkëpunojmë me të tjerë në Këshillin Bashkiak,” u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se Partia Socialiste në Tiranë ka fituar shumicën absolute edhe të anëtarëve të Këshillit Bashkiak, por këtë bashkëpunim e kërkon për të mirën e qytetit.

“Falë mbështetjes së jashtëzakonshme që na kanë dhënë qytetarët, duke votuar logon e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak, ne sot kemi dhe një shumicë vendimtare në Këshillin Bashkiak, një shumicë që na lejon që këtë vizion, këto premtime, këto projekte të vazhdojmë t’i çojmë përpara. Ne nuk kemi nevojë në sensin e numrave, për vota të tjera në Këshillin Bashkiak, por kemi një dëshirë shumë të madhe që të bëjmë një fillim të ri, të fillojmë një rrugë të re, të kemi një traditë të re, ku nuk vazhdon më kënga e Ilirit dhe e Saliut, tani e përkthyer në Këshillin Bashkiak ku për nevojat e qytetit për të ndërtuar ato shtëpi, që ende presin të ndërtohen për tërmetin, shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë që ende presin që të shohin dritë ne zhvillimit, ne ta gjejmë këtë frymë bashkëpunimi dhe të japim një mesazh nga Tirana që pavarësisht diferencave kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa gjëra që na ndajnë,” e mbylli apelin e tij Veliaj./m.j

Next Post
Efi nën efektin e alkoolit i rrëfen diçka Luizit: Kam folur me mamin tënd…

A vazhdon miqësia me Efin pas daljes nga "BBV2"? Luizi thyen heshtjen dhe habit me përgjigjen epike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

December 24, 2025
Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

December 24, 2025
Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

December 24, 2025
“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli

Zbulohet “shtëpia e barit” në Velipojë, dy të arrestuar, policia jep detaje

December 24, 2025
Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

December 24, 2025
U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

December 24, 2025
Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

December 24, 2025
Policia i konfiskon 140 mln lekë 66-vjeçarit nga Fieri, dyshohet se janë produkt i trafikut të drogës (Detajet)

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

December 24, 2025
Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

December 24, 2025
Lorenc Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë 

Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com