• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Shoqëria Civile të jetë avokatia e interesit publik

by A R
16/04/2019 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana mblodhi sot organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë të rëndësishëm të saj nga i gjithë Ballkani Perëndimor për të diskutuar mbi qasjen ndaj iniciativave kryesore të Strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor Ligji, Siguria dhe Migracioni, Zhvillimi Social-Ekonomik, Lidhshmëria, Agjenda Dixhitale dhe Marrëdhëniet e Fqinjësisë së Mirë.

I ftuar në Forumin e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se suksesi i qyteteve është krijimi i hapësirave të tilla të diskutimit, ku secili mund të shprehë talentin dhe idetë e tij.

“Shumë respekt për të gjithë ata kolegë që kanë marrë angazhime të tjera dhe një mirënjohje të veçantë për shumë prej jush që i shoh këtu, nga sindikata, organizatat për mbrojtjen e grave etj. Kjo është e bukura e qyteteve. Në një qytet të madh ti mund të jesh çfarë të duash. Unë besoj që suksesi i qyteteve është pikërisht në krijimin e kësaj hapësire, ku secili mund të jetë ai që do të jetë, të shprehë talentin e vet dhe të krijojë e të fillojë gjëra të reja”, tha Veliaj, ndërsa nënvizoi se pret që edhe në Shqipëri roli i shoqërisë civile të jetë ai i avokatisë së interesit publik.

“Mezi pres që edhe në këtë situatë paksa kritike që kemi në Shqipëri, roli i shoqërisë civile të jetë roli i avokatisë së interesit publik, përtej interesave specifikë politikë që mund të kemi në moment të caktuara”, shtoi ai.

Veliaj u shpreh se secili prej fqinjëve duhet konsideruar si një destin i përbashkët për një rrugëtim të përbashkët në Bashkimin Evropian. “Suksesi juaj është edhe suksesi im, suksesi ynë i këtij qyteti dhe këtij vendi dhe suksesi i secilës prej organizatave që përfaqëson një nga vendet e Ballkanit Perëndimor është edhe suksesi i fqinjëve tanë. Ndaj, herën tjetër kur të mungojë kritiku, të mos kemi paragjykim se çfarë do na thotë komshiu, por ta konsiderojmë secilin prej fqinjëve një fat të përbashkët, një destin të përbashkët për një rrugëtim të përbashkët në Bashkimin Evropian”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se pavarësisht se ndonjëherë në Shqipëri ka një paragjykim për ata që kalojnë nga Shoqëria Civile në politikë, secili mundohet të japë sërish kontributin e tij. “Do të doja shumë që të vazhdonim ta konsideronim Shoqërinë Civile si një fidanishte, edhe për të pasuruar jetën politike, edhe për të pasuruar jetën mediatike apo diplomatike. Sot jam shumë i lumtur që një grup i djemve dhe vajzave të kohës së Shoqërisë Civile janë sot të angazhuar në pozicione të ndryshme. Unë e kuptoj ndonjëherë që në Shqipëri paragjykimi i jashtëzakonshëm i atyre që kapërcejnë nga Shoqëria Civile në politikë. Nuk kanë kaluar nga shoqëria civile në shoqëri të armatosur, jemi prapë pjesë e të njëjtit mentalitet qytetar, ku secili prej nesh mundohet të japë kontributin e vet në atë pjesë të parcelës, të tokës, të arës, që do duhet të punojë”, deklaroi Veliaj.

/a.rada

Next Post
VIDEO/ Lëvizte me armë, policia arreston vlonjatin pas denoncimit të qytetarëve

VIDEO/ Lëvizte me armë, policia arreston vlonjatin pas denoncimit të qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

April 2, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In