• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Sheshi ‘Skënderbej’ ndër më të bukurit në botë, investimi i parë publik që nxjerr koston e vet  

by Java News
08/06/2017 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në koncertin festiv që do të organizohet me rastin e hapjes të sheshit “Skënderbej”. Në takimin e zhvilluar me banorë të njësisë Nr. 8 për bilancin e punës dy-vjeçare, Veliaj zbuloi disa nga risitë e këtij sheshi. “Dua që t’u ftoj të gjithëve publikisht, në orën 19:30, ditën e shtunë që të bëheni pjesë e festës për të gjithë qytetarët e Tiranës, por edhe e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe e të gjithë shqiptarëve që jetojnë larg trojeve tona. Secili aty do të gjejë pllakën e vet në shesh, pemën e vet në të gjithë hapësirën e gjelbër, do të gjejë gjithashtu edhe kostumet e veta, traditën e vet, këngën e vet në skenë”, tha Veliaj.

  Kreu i Bashkisë tha se sheshi “Skënderbej” sot ka 28 mijë m2 gurë dhe 32 mijë m2 gjelbërim në të gjithë perimetrin e vet. “Kjo do të thotë që për herë të parë kemi një shesh i cili në totalin e projektit të vet ka më shumë gjelbërim se sa pllakë. Problemi i këtyre është se këta rrinë tërë ditën në Vienë. Po mirë hajde flasim pak për Vienën. Sheshi kryesor në Vjenë nuk ka asnjë pemë, sheshi kryesor në Hagë, sheshi kryesor në Amsterdam, sheshi kryesor në Roterdam, meqë ky është i Holandës, nuk ka mbjellë asnjë pemë. San Marko në Venecia nuk ka të mbjellë asnjë pemë. Piaca në Navona në Romë nuk ka të mbjellë asnjë pemë. Sheshi i Pallatit Mbretëror në Shën Petërsburg nuk ka të mbjellë asnjë pemë. Sheshi i Kuq në Moskë ka të mbjellë vetëm një pemë ngjitur me kishën që është me kupola”, tha Veliaj duke shtuar se për herë të parë do të ketë një shesh ekologjik.

  “Sheshi ka 100 shatërvanë që gurgullojnë ujë gjithë kohës. Duke qenë se sheshi ka pendencë, uji shkon në fund, përfundon në pompë, filtrohet, pastrohet dhe del sërish. Pra sheshi jo vetëm kaq, por ruan çdo pikë shiu që bie në shesh. Është hera e parë që ne kemi shesh ekologjik”, tha ai.

  Veliaj deklaroi se suksesi i arritur me ndërtimin e këtij sheshi, ka bërë që të vijnë kërkesa nga studiot më të mira të arkitekturës për ta prezantuar si projekt. “Sa herë që bëhet një punë e bukur, ca ditë para se të mbarojë ajo, fillon gjithë histeria, helmi, cinizmi. Të thuash që po vjen nga ekspertët thua, hajde se po i dëgjoj, por vjen nga ata që 4 vjet nuk rregulluan dot sahatin, nuk ngulën dot një gozhdë. Iu kam rezervuar të njëjtën përgjigje si te këndi i lodrave të kalamajve. Do të vijnë aty dhe do të shikojnë një nga sheshet më të bukura jo në Europë, por në botë. Ende pa u hapur kemi marrë dje një ftesë zyrtare nga bienalja e Çikagos, një nga bienalet më të mëdha të arkitekturës, për ta prezantuar sheshin “Skënderbej” si një nga produktet dhe projektet e arkitekturës më të mira sot në botë”, theksoi Veliaj.

  Kryebashkiaku u shpreh se për herë të parë një investim publik arrin që të mbulojë koston. “Për herë të parë po bëjmë një investim publik I cili paguan veten e vet. Bëhen lulishte, bëhen stadium, por asnjëherë nuk paguajnë dot koston e vet. Gjysma e sheshit është parkim.  Hera e parë që një investim jo vetëm është i bukur dhe i mirë, por lan lekët e veta. Për herë të parë ne kemi një parkim për 358 makina për ta zgjidhur edhe më shumë çështjen e trafikut në Tiranë”.

 Veliaj deklaroi se tashmë investimet e Bashkisë po shkojnë në nivel kapilar në çdo lagje të kryeqytetit dhe është vetëm çështje kohe sa të ndërhyhet në çdo rrugicë. “Sot e quajmë “Dy vjet zgjuar” sepse besojmë se i gjithë qyteti në të gjitha qelizat është zgjuar, jo vetëm në qendër të Tiranës ku po mbaron sheshi “Skënderbej” por edhe te lagjja “Besa”, edhe te Bregu i Lumit, edhe në këto rrugicat e vogla. P futemi në nivel kapilar për t’u thënë njerëzve e kemi mendjen te puna, jo te gjumi, jo te llafet, jo te zullumi, jo te sherret, jo the thashethemet, jo te cinizmi, jo te ironia, jo te të sharat, jo te lufta me njëri –tjetrin por te bashkimi për punë”, tha Veliaj.

 Kreu i Bashkisë së Tiranës rendi edhe një sërë investimesh të prekshme për të gjithë qytetarët e njësisë Nr. 8 si dhe projektet për të ardhmen.

 Investimet e realizuara brenda dy viteve

  Mobilimi urban i bllokut te kufizuar nga rruga Memo Meto dhe Ferit Xhajko;

 Rikualifikimi i Rr. “5 Maji”;

 Rikonstruktimi i Fasadave në Rr. e Dibrës.

 Rikonstruktimi i rrjetit të Ujësjellësit në Rr “Shenasi Dishnica”

  Rikonstruktimi i rrjetit të Ujësjellësit në Rr. “Siri Kodra”

 Rikonstrukturimi i Çerdhes Nr. 13

  Rikonstrukturimi i Çerdhes  Nr. 45 Rr. “Gjon Buzuku”

  Rikonstruktimi i Kopshtit Nr.19 Rr. “Musa Maçi”

 Rikonstrukturimi i Kopshtit Nr. 6 Rr. “Ibrahim Kazazi”

 Rehabilitimi dhe instalimi I Sistemit të Ngrohjes ne Shkollen 9-vjecare 4 Deshmoret;

  Rikonstrukturimi i Shkollës “e Kuqe”.

 Asfaltuar 901 m2 rrugë;

  Riparuar 413 m2 trotuare;

 Shtruar 427 m2 trotuare të reja;

  Vendosur 170 zgara e puseta.

Investimet e projektuara

Ndertimi nga fillimi shkollen 9-vjecare Servete Maci;

Rikonstrukturimi i shkolles 9-vjecare Siri Kodra;

Rikonstrukturimi i infrastrukturës rrugore te bllokut qe kufizohet nga rruga Besa – Siri Kodra  – Zenel Bastari – Haki Rexhep Kodra (perfshin dhe rrugen tek Nish Kimike);

  Rikonstrukturimi i infrastrukturës rrugore te bllokut qe kufizohet nga rruga Qemal Stafa  – rruga e Dibres dhe rruga Bardhyl;

 Ndërtimi i Korsive të bicikletave në rrugën e Dibres;

 Rikonstrukturimi i infrastrukturës rrugore te bllokut qe kufizohet nga rruga Siri Kodra  – rruga e Dibres – Ibrahim Buzhiqi dhe Ferit Xhajko.

  Rikonstrukturimi i infrastrukturës rrugore te bllokut qe kufizohet nga rruga Siri Kodra – Besa – Jashar Erebara-Gezim Kaceli dhe Lumi i Tiranes.

Next Post
Studimi/ Rritet me mbi 15 vite jetëgjatësia e shqiptarëve

Studimi/ Rritet me mbi 15 vite jetëgjatësia e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com