• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Sheshi “Skënderbej” është dhuratë për qytetarët e Tiranës

by Java News
10/06/2017 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen ceremonisë festive të hapjes së Sheshit “Skënderbej”, i cili nga sot në mbrëmje do të jetë i hapur për fëmijët, prindërit, gjyshet e gjyshërit.

Por, që gjithçka të jetë gati për koncertin e madh, pak orë përpara fillimit të tij, kryebashkiaku Veliaj kreu edhe një inspektim të fundit në shesh, ku gjeti rastin të ftojë qytetarët që të bëhen pjesë e ceremonisë së veçantë, e cila do të kurorëzojë me sukses një punë 10 mujore dhe një shesh spektakolar për kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.

“Pasi i kemi dhënë dorën e fundit, pasi kemi kryer testimet e ndriçimit, pasi kemi bërë pastrimin, pasi kemi kryer provat nga artistët që mjeshtri ynë i madh Pali Kuke ka sjellë nga të gjitha trevat shqiptare, jemi gati që sot në darkë, në orën 19:30, të mirëpresim mijëra qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, turistë, që të hapim sheshin historik, sheshit amë të shqiptarëve, Sheshin ‘Skënderbej’”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku garantoi se janë marrë të gjitha masat për të pasur një prezantim të denjë në përputhje me madhështinë që ka sheshi “Skënderbej”. “Ashtu siç kemi bimësi dhe pllaka nga e gjithë Shqipëria, ashtu edhe në skenë do të ngjiten kostume nga e gjithë Shqipëria, këngë edhe valle nga e gjithë Shqipëria, që çdo qytetar, e çdo shqiptar, të ndihet i përfaqësuar në skenën e hapjes së Sheshit “Skënderbej”, u shpreh ai.

Por, sheshi do të shërbejë edhe si një hapësirë kulturore, ku artistë të ndryshëm do të performojnë veprat e tyre më të mira për publikun shqiptarët. Kryebashkiaku Veliaj zbuloi edhe grupin e parë muzikor që do të zbresë në skenën e sheshit “Skënderbej”, një ditë pas hapjes së tij. “Kjo është vetëm nata e parë, por festa do të vazhdojë çdo ditë. Të dielën në mbrëmje do të kemi “Tre Musketierët”, me muzikë rok, kurse gjatë ditëve në vijim me muzikë moderne, për t’u siguruar që të gjithë të kenë mundësi ta shijojnë Sheshin “Skënderbej”, jo vetëm si një hapësirë fizike, por edhe si hapësirë kulturore”, theksoi Veliaj.

Ai deklaroi se për ndërtimin e këtij sheshi kanë punuar mbi një mijë vetë, ndërsa i falenderoi ata për punën e kryer dhe standardin e lartë të punës. “Ky është një shesh i cili, në 1 vit punësoi mbi një mijë persona. Ky është momenti për t’i falenderuar 1 mijë herë për punën fantastike dhe me shumë cilësi që kanë bërë. Mirëpresim të gjithë qytetarët të vijnë si familje, ftesa është e hapur për të gjithë, gjyshër, gjyshe, të rinj, të reja, prindër, fëmijët që jam i sigurtë që do ta shijojnë ashtu si shumë projekte të tjera të Bashkisë Tiranë, sepse kanë qenë të parët që dhanë opinionin e tyre”, u shpreh Veliaj.

Regjisori i njohur, Pali Kuke deklaroi se qytetarët nuk do të zhgënjehen nga performanca e artistëve. “Vjen një çast që drithërimat e festës janë në prag. Sofra është shtruar, imazhi, ngarkesa emocionale e detyrës që u morr përsipër ishte e jashtëzakonshme. Shpresojmë t’i përgjigjemi me një tryezë shumë të bukur, gjithëpërfshirëse, të të gjitha vlerave nga trevat më të bukura të Shqipërisë, ashtu sikurse u ndërtua sheshi”, u shpreh regjisori Kuke.

Ceremonia është menduar të jetë në formën e një feste, ku nuk do të mungojnë simbolikat kombëtare dhe ato të trevave të ndryshme shqiptare, ndërsa Sheshi “Skëndërbej” do të kthehet në skenë për të gjithë folkun shqiptar. Kryeqyteti do të festojë për disa orë në tingujt e këngëve dhe valleve të grupeve të ndryshme, që nga Kori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e deri te Ansambli i Rugovës. “Fragment nga Eposi i Kreshnikëve”, “Himni Kombëtar”, “Valle e Tiranës”, “Valle e Ansamblit Folklorik të Rugovës”, “Këngë arbëreshe”, “Orkestrale e Mirditës”, do të jenë vetëm disa nga performancat që do të ngjiten në skenën magjepsëse që është ngritur në sheshin “Skënderbej” me rastin e inaugurimit të tij.

Sheshi “Skënderbej” krijon hapësira ndërveprimi midis qytetarëve dhe mjedisit publik dhe simbolikisht është kthyer në një shesh qendror të të gjithë shqiptarëve. Elementët kryesorë të këtij sheshi janë gjelbërimi, gurët natyral, uji që do të përdoret për shatërvanët dhe vaditjen për pjesët e gjelbëruara dhe ndriçimi i godinave rreth e qark sheshit dhe të vetë sheshit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In