• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj shërben drekën e Krishtlindjes: Në këto festa, ndihmoni dikë në pallatin tuaj; Tirana, qyteti më solidar

by A R
25/12/2022 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kur jemi bashkë, vështirësitë kalohen më lehtë, kurse gëzimet bëhen më të mëdha”, ishin fjalët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në drekën e shtruar në Qendrën Sociale Multidisiplinare me rastin e festës së Krishtlindjes.

Veliaj dhe stafi i bashkisë shërbyen drekën për njerëzit në nevojë, frekuentues të qendrës. “Këto vite na mësuan se jeta na përplas, na hedh në një cep – nuk e donim as pandeminë, as tërmetin dhe shkatërrimin që solli, as shumë prej vështirësive që mund të kenë familjet tona – por, unë besoj se ky qytet, me 1 milionë vetë, padyshim që ka edhe shumë pasuri, njerëz që kanë bërë hajër, po sigurisht që ka edhe shumë solidaritet. Ne që jemi këtu e njohim komunitetin e qendrave sociale, kryetari i bashkisë i njeh të 9 qendrat sociale, por nuk njeh çdo njeri, në çdo pallat, në çdo rrugicë, prandaj thirrja ime për ata që i kanë mundësitë në këtë Krishtlindje dhe Vit të Ri, për ata që në këtë periudhë festash kanë më shumë ushqim seç u duhet, më shumë rroba seç u duhen, më shumë lodra seç u duhen, të bëjnë diçka për komunitetin ku jetojnë. Nëse unë nuk i di të gjitha hallet, jam i sigurt se secili në pallatin e tij e di kush është nevojtar në atë pallat, e di kush është me aftësi ndryshe në atë rrugicë, e di kush ka pasur një dhunë në familje, kush ka humbur një të afërm, një të moshuar të vetmuar me fëmijët në emigracion – për të gjithë këta kam një ftesë: ndihmoni dikë që ka nevojë në komunitet”, tha kryebashkiaku.

Duke i uruar të gjithëve Gëzuar Krishtlindjen, shëndet e mbarësi, Veliaj tha se kohët e vështira kalohen më kollaj kur jemi bashkë. “Ne jemi mirënjohës jo vetëm kur vjen Krishtlindja dhe Viti i Ri, por çdo ditë, sepse një pjesë e madhe e stafit të bashkisë, përveçse shërben në mensë, punon me fëmijët në situatë rruge, punon me familjet që po kalojnë një vështirësi, me ata që janë me ndihmë ekonomike, me personat me aftësi ndryshe. Faleminderit për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm sepse jeni fytyra njerëzore e Bashkisë së Tiranës, bashkia jo vetëm më e madhe, por edhe më solidare në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Kush i shërben qytetit, qoftë punonjës policie, infermier apo ushtarak, pra në frontet e para të shërbimit, janë jo vetëm të nderuar e të respektuar, por përveçse se menaxhojnë hallet edhe familjet e tyre, janë këtu që të na mbështesin edhe të gjithë ne”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se e ardhmja e qytetit janë fëmijët, të cilëve duhet t’u sigurojmë një fillim të barabartë, që ata të shkelqejnë. “Më vjen shumë mirë që, shumë prej fëmijëve i bëjnë këtu mësimet, mësojnë edhe gjuhë të huaj, edhe kompjuterin, kanë mundësi të socializohen me njëri-tjetrin. Unë jam rritur në një familje, e cila s’i kishte të gjitha kushtet kur ishim të vegjël – vetëm me mamanë dhe vëllain e vogël – por ndonjëherë, ne që jemi rritur me vështirësi, e marrim pak më shpejt ndjenjën e përgjegjësisë. Ndaj, jam shumë i lumtur për çunat dhe gocat këtu, që vijnë edhe nga familje me situata shumë të vështira. Fakti që çunat dhe gocat tanë të mrekullueshëm po dalin me 10-ta, po shkëlqejnë edhe në sport, po shkëlqejnë edhe në mësime, është garancia që i japim çdo çuni dhe çdo goce të vogël, se kanë një shans të barabartë të ecin përpara në jetë. Për sa kohë që fillimi është i barabartë për të gjithë, pavarësisht kushteve të familjes, do të thotë se kush është më i miri, kush punon, kush ka talent, të eci përpara të shkëlqejë, nesër të bëhet kryetar bashkie, ose kryeministër, sepse unë nuk besoj që në një qytet të mirë nuk ka rëndësi i kujt je, ose e kujt je, apo tesera e partisë, as adresa, ne sigurohemi që të gjithë fëmijët ta kenë fillimin e barabartë”, u shpreh ai.

Veliaj e mbylli fjalën me një urim që vështirësitë si pandemia, tërmeti apo lufta në Ukrainë, të jenë vetëm e shkuara.

Next Post
‘Moj qelbësirë’! Klea Huta ka disa fjalë për Kiara Titon që hyri në ‘BBV2’!

‘Moj qelbësirë’! Klea Huta ka disa fjalë për Kiara Titon që hyri në ‘BBV2’!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat: A ka pasur rol Izraeli dhe SHBA në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës?

Akuzat: A ka pasur rol Izraeli dhe SHBA në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës?

August 3, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Tej retorikave për hapje konsullatash dhe një paralele

August 3, 2026
Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

August 3, 2026
Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

August 3, 2026
Debate për Covidin në SHBA/ Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin: Dëmin më të madh e shkaktuan izolimet

Debate për Covidin në SHBA/ Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin: Dëmin më të madh e shkaktuan izolimet

August 3, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Një Shekull diplomaci shqiptare, kujtesë dhe vizion

August 3, 2026
“Do na mungosh gjithë jetën”, ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti ndan lajmin e hidhur

“Do na mungosh gjithë jetën”, ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti ndan lajmin e hidhur

August 3, 2026
U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

August 3, 2026
Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro

Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro

August 3, 2026
Gjendet një tjetër varr masiv në Zubin-Potok, Zveçla: Serbia refuzon të japë informacione për personat e zhduku

Gjendet një tjetër varr masiv në Zubin-Potok, Zveçla: Serbia refuzon të japë informacione për personat e zhduku

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com