• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj s’është përballur ende me një test të fortë elektoral në Tiranë…

by Eduard Zaloshnja
17/10/2022 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Me testin më të vështirë elektoral të karrierës së tij politike, Erion Veliaj është përballur në qarkun Berat, në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Si kandidat për deputet i G99-ës (atëherë në koalicion me PS-në), ai u dogj vetëm për 300 vota, që çuditërisht rezultuan të pavlefshme për partinë e tij gjatë numërimit në Urën Vajgurore, ku Veliaj kishte përkrahjen më të fortë. Dhe ai mandat i humbur i Veliaj në Berat i kushtoi shumë koalicionit të PS-së në ato zgjedhje, në të cilat koalicioni i madh i PD-së në pushtet mezi arriti të siguronte 70 mandate gjithsej në rang vendi. (Shumë zëra qarkulluan atëherë se 300 votat e Veliajt ishin nxjerrë të pavlefshme në Urë Vajgurore me udhëzim të drejtuesve politikë socialistë të qarkut, prej xhelozisë që kishin atëherë ndaj G99-ës.)

Në zgjedhjet bashkiake të 2015-ës, ku Veliaj fitoi mandatin e tij të parë si kryebashkiak i Tiranës (me 160 mijë vota për të), pati përballë një opozitë të përçarë me 4 kandidatë (Halim Kosovën, Gjergj Bojaxhiun, Arben Tafajn dhe Sazan Gurin, që morën së bashku 140 mijë vota). Ndërkohë, LSI-ja, si anëtare e koalicionit të atëhershëm të PS-së, e mbështeti fort Veliajn në Tiranë (ndryshe nga zgjedhjet e 2011-ës, ku kishte mbështetur fort Bashën kundër Ramës).

Në zgjedhjet bashkiake të 2019-ës, ku Veliaj fitoi mandatin e tij të dytë si kryebashkiak i Tiranës, nuk pati përballë ndonjë kandidat të fortë opozitar, sepse PD-ja dhe LSI-ja i bojkotuan zgjedhjet lokale. Veliaj garën e pati praktikisht me veten (për të marë po aq vota sa kishte marrë para katër vjetësh), sepse Arben Skënderi i Bindjes Demokratike siguroi vetëm 9400 vota…

Po në zgjedhjet bashkiake të 2023-shit, a do të përballet Veleiaj me një test të vështirë elektoral?

Para tronditjes së vjetshme tektonike të 9 shtatorit në PD (kur Basha pezulloi Berishën nga grupi parlamentar), Jorida Tabaku rezultonte në sondazhe si kandidatja më konkurruese përballë Veliajt (ajo tërhiqte si votat tradicionale të djathta, ashtu edhe vota gri të kryeqytetit). Por me pozicionimin e saj të qartë krah Bashës pas 9 shtatorit të vjetshëm, ajo nuk ka më shans të përzgjidhet si kandidate në primaret e PD-së.

Aktualisht, emrat e Belind Këlliçit, Edi Palokës, Ilir Alimehmetit dhe Gerti Bogdanit kanë qarkulluar në media si kandidatë që mund të garojnë në primaret e PD-së, për t’u përballur me Veliajn në maj 2023. Secili prej tyre ndoshta i ka gjasat e veta ta fitojë garën brenda PD-së, por pastaj përballë Veliajt, është tjetër lloj gare…

Kushdo që do të përzgjidhet si kandidati i opozitës (ndër të sipërpërmendurit apo ndonjë tjetër) s’mund të ketë shans për garë të fortë me Veliajn, në qoftë se opozita e përçarë nuk arrin t’i shërojë plagët e maisura të këtij viti (si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel seksionesh). Mosfutja e opozitës në garë me një kandidat të përbashkët në Tiranë, apo një rrjedhje e votave opozitare në formën e mospjesëmarrjes së votuesve të djathtë anti-Foltore, do t’ia bënte Veliajt garën po aq të lehtë sa më 2015…

Next Post
FOTO / Anija më e bukur në botë viziton Durrësin

FOTO / Anija më e bukur në botë viziton Durrësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

August 24, 2026
Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

August 24, 2026
Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

August 24, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

August 24, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com