• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Saliu, Luli, Mona dhe Iliri po bëjnë pazare për Shqipërinë te Gjiri i Lalzit

by Java News
16/06/2019 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vaqarri, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se në një kohë që shumica mendon çdo ditë për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve, Saliu, Luli, Mona dhe Iliri janë mbledhur te vilat e tyre në Gjirin e Lalzit, se si të bëjnë pazare për 30 vitet e ardhshme në kurriz të tyre.

“U bënë 4 vjet dhe sa numëruam vetëm këto gjërat e fundit që kemi bërë, por s’e kam parë një herë Lul Bashën në Vaqarr. S’e kam parë ndonjëherë Bujar Nishanin, Sali Berishën, s’e kam parë ndonjëherë Ilir Metën, Monikën, këtu. Teksa, jemi mbledhur këtu për të folur për kopshtet, çerdhet, shkollat, rrugët, për landfillin, i cili sot nuk kutërbon më nga djegia e plehrave, ata janë mbledhur të gjithë tek Gjiri i Lalzit, tek vilat e tyre. Janë mbledhur të diskutojnë si do kthehemi të hënën në Tiranë dhe ç’a poshtërsish do i bëjmë Shqipërisë. Secili me këmbët tek pishina thotë: “Ndoshta na ka ardhur fundi, por duhet të rezistojmë”.

Pyetja është: Do fitojë ky takimi ynë këtu, ku po bëjmë planin se çfarë punësh do të bëjmë për 30 vitet e ardhshme, apo fitojë takimi që është duke ndodhur tani tek Gjiri i Lalzit, ku po bëhen plane se çfarë pazari do kapim për 30 vitet që ikën?!”, tha Veliaj. Ai iu drejtua me një mesazh edhe demokratëve, duke iu bërë thirrje që të bashkohen me PS, si e vetmja forcë politike që nuk ka tradhtuar asnjëherë interesat e qytetarëve dhe të vendit. “Duhet të fitojë kjo skuadra këtu sepse ekipi që është mbledhur tek Gjiri i Lalzit, i Saliut, i Lulit, i Monës, Ilirit, i kanë punët në terezi.

Asnjë nuk ndihet mirë kur partia e vet e tradhton, kur partia e vet e lë punën përgjysmë, kur partia e vet braktis detyrën, kur deputetët ikin në drejtim të paditur, kur anëtarët e t’u të Këshillit Bashkiak s’kanë ardhur për asnjë vendim social, megjithatë unë u them atyre: Merrni zemër se ka një parti si Partia Socialiste, që e mban fjalën, i çon punët deri në fund, që është besnike, parti patriotike”, tha ai. Teksa, theksoi se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor, kandidati socialist u shpreh se respektimi i kësaj date i shërben demokracisë së vendit. “Fati është që edhe jeta demokratike ka një afat, çdo 4 vjet duhet të ketë zgjedhje. Dikush mund të ketë punuar shumë mirë, por ama që të vazhdojë edhe 4 vite të tjera duhet ta pyesë miletin: A kam punuar mirë, duhet të vazhdoj edhe këto 4 vjet? Dikush tjetër në Kamzë ose në Shkodër, mund të mos ketë punuar hiç. E dini që të gjithë kryetarët e PD në bashki rrinë në Tiranë, shkojnë në qytetet e tyre vetëm për të dalë në televizor, por të gjithë jetojnë në Tiranë. Ligji thotë një herë në 4 vjet do vendosni kë duam dhe është logjike, si nuk shtyjmë dot të korrat, si nuk shtyjmë dot fillimin e mësimit, si nuk shtyjmë dot një lindje, nuk shtyjmë dot as lindjen e një pushteti të ri, që të qeverisë Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Tropojën, Përmetin, Tepelenën, Korçën, Sarandën”, deklaroi Veliaj. Ai u shpreh se dy pleq të mbaruar si Saliu dhe Petrit Vasili, s’mund të bëjnë politikë dhe të diktojnë hallin e tyre të gjithë rinisë shqiptare. “Miqtë e mi, janë mbledhur aty te Gjiri i Lalzit këtë fundjavë, se ata në fundjavë s’merren fare me këto punë, revolucioni i tyre fillon vetëm kur kthehen në Tiranë, dhe diskutojnë njerëz që në fakt Shqipëria i ka bërë kryeministra, presidentë, Kryetarë Kuvendi, Shqipëria i ka bërë ambasadorë, deputetë, nga këta pleqtë perversë si Saliu, si Tit Vasili, që rrinë tërë ditën në facebook: shpif njëri që vdiq një gardist, shpif tjetri që u helmua një shkollë, shpif e shpif se diçka do ngelet, duke menduar që njerëzit janë budallenj. Njerëzit e kuptojnë që dy pleq të mbaruar me prostatë, s’mund të bëjnë politikë dhe të diktojnë hallin e tyre të gjithë rinisë shqiptare”, deklaroi Veliaj nga Vaqarri.

Next Post
Rama ironi me Neritan Cekën: Doli në TV dhe mallkoi sikur e kishte pickuar gjarpri

Rama ironi me Neritan Cekën: Doli në TV dhe mallkoi sikur e kishte pickuar gjarpri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

November 12, 2026
Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

November 12, 2026
Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

November 12, 2026
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

November 12, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In