• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Rrisim investimet për rininë, Karta e Studentit gati brenda vitit

by Java News
02/05/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e shumë studentëve për Kartën e Studentit dhe lehtësirat që ajo ofron, do të marrin zgjidhje brenda këtij viti, një premtim ky i bërë nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj gjatë takimit të tij me bordin rinor në Këshillin Bashkiak.

Veliaj bëri të ditur se po punohet për të realizuar këtë projekt, i cili përveçse do sjellë lehtësira për studentët, do të shmangë dhe shumë abuzime që ndodhin aktualisht me shërbime të tilla siç është edhe aboneja e studentit.

“Karta që do të kenë brenda këtij viti të gjithë të rinjtë e Tiranës do të jetë njëkohësisht mjet identifikimi për nevojat e qytetit, do të jetë aboneja jote me çip elektronik, sepse shoh që kriza më e madhe te studentët është mënyra sesi firojnë abonetë dhe se si gjithë këta matrapazët e linjave të autobusëve shkojnë i çojnë abonetë e studentit me çmim të reduktuar dhe subvencionuar në drejtim të paditur. Ne duam që karta e qytetit do të ndahet në kartë për rritur, pensionistë dhe student. Karta është instrument, nuk është qëllim në vetvete”, tha Veliaj në fjalën e tij. Më tej, ai theksoi se me anë të kartës së studentit, ato do të marrin një sërë shërbimesh të subvencionuara nga Bashkia.

“Në këtë fazë kemi përgatitur të gjithë dokumentacionin, një plan fizibiliteti që na ka marrë muaj, kemi punuar me shumë ekspertë të huaj dhe në fund besoj do të kemi jo vetëm kartën e studentit, por një nënprodukt të sistemit elektronik të biletimit në qytet për autobusët dhe të gjitha shërbimet e tjera që ofron qyteti. Dhe besoj që në fund të këtij viti ky do jetë një argument që i përket të kaluarës”, shtoi Veliaj. Ai është ndalur edhe te një sërë nismash dhe projektesh të tjera që kanë në fokus të tyre nxitjen dhe pjesëmarrjen e të rinjve në një sërë aktivitetesh, që kanë si synim jo vetëm argëtimin, por edhe arsimimin dhe zhvillimin e talenteve. Ai ka theksuar se mbledhja më e mirë e të ardhurave të Bashkisë e mundëson këtë gjë.

“Bashkia e Tiranës ka ecur shumë mirë me buxhetin këtë vit. Pyetja është a i administron mirë taksat? Në fakt kemi tejkaluar planin e mbledhjes së taksave të bashkisë, sepse besoj që një kujdestar i mirë i qytetit është ai që mbledh të gjitha të ardhurat dhe pastaj i kthen të gjitha në investime. Kështu që edhe për rininë besoj që proporcionalisht buxheti do rritet dhe me përmirësimin që ka pasur buxheti i Bashkisë së Tiranës për këtë vit”, u shpreh Veliaj. Duke u ndalur te objektivat dhe projektet e tjera konkrete që Bashkia e Tiranës ka për të rinjtë, Veliaj ka përmendur edhe programet inovative që ajo ka nisur të zbatojë siç është programi “Tirana ime”.

“Tirana ime” është një aplikacion fantastik i cili për ata që kanë android dhe mund ta kenë përdorur e dinë se është mënyra fantastike e ndërveprimit me Bashkinë. Është bazuar në një koncept shumë të thjeshtë, shiko, raporto, rregullo dhe në një farë mënyrë është bërë edhe një mjet shumë i përdorshëm nga unë sepse kuptoj si punojnë ndërmarrje të ndryshme të Bashkisë, sa për qind e ankesave kanë adresuar. Ky aplikacion është fantastik edhe për gjëra të tjera si trafiku, mund të shikosh pamje live nga trafiku i Tiranës, klikon një kamera dhe shikon si është trafiku në atë moment apo e shikon edhe me një hartë dixhitale trafikun që mund ta përdorësh si GPS”, theksoi Veliaj. Por jo vetëm kaq, pasi ai theksoi se me anë të këtij program shumë shpejt do bëhet e mundur edhe realizimi i disa shërbimeve të tjera të Bashkisë së Tiranës.

“Kemi pasur 20 mijë shkarkime dhe 6 mijë përdorues aktivë, pra që në mënyrë ditore logohen dhe shikojnë. Besoj që sot që është hapur edhe për IOS, do të rritet numri i përdoruesve. Ata që janë në smartphone kanë dhe një mënyrë tjetër të përdorimit, që do të jetë edhe për pagesat ndaj Bashkisë, mund të jetë pagesa e taksave, parkingut dhe disa lehtësira që ne do i fusim të gjitha në një aplikacion të vetëm që quhet “Tirana ime”, shtoi më tej kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Gjithashtu një nga objektivat e tjera që Bashkia e Tiranës kërkon të zbatojë me të rinjtë është ajo e praktikave në ndërmarrjet dhe administratën e Bashkisë.

“Ne duam të kemi një projekt masiv praktikash në Bashkinë e Tiranës. Çdo mundësi për të bërë një praktikë, në secilin institucion të Bashkisë, është një mundësi fantastike për të mësuar gjëra dhe karakterin njerëzor që nuk e mëson dot nga asnjë punë tjetër, përfshirë edhe të punosh vetëm me kryetarin e Bashkisë, nëse nuk ke aksesin tek njerëzit dhe nevojat e tyre. Do të doja që secili prej jush të ishte një lloj agjenti marketing i këtij projekti të intershipeve, të praktikave në Bashkinë e Tiranës dhe jam i sigurt që jo vetëm do të krijojmë një netëork fantastik djemsh e vajzash, të rinj që kanë kaluar në këto përvoja, si unë do të tregojnë edhe ata historitë e tyre”, deklaroi Veliaj. Kryetari i Bashkisë është ndalur edhe te disa objektiva të tjera siç është ai për kthimin e shkollave në qendra komunitare apo edhe i rihapjes së të gjitha bibliotekave të lagjeve.

javanews/ a.k

Next Post

U tall për peshën e saj... ajo hoqi 15 kg dhe tani është supersexy (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In