• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Romët i spostuat që t’i jepnit hapësirë pallateve të Delijorgjit

by
15/10/2015 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

vliajasKëshilltarët e Partisë Demokratike ishin sot pranë romëve tek Liqeni Artificial i Tiranës që po transferohen nga Bashkia e Tiranës në banesa të tjera të përshtatshme ndërsa në kohën kur administronin vetë bashkinë dhanë leje ndërtimi tek Pallati me Shigjeta duke i lënë në mes të rrugës. Pasi kreu i grupit të këshilltarëve demokratë, Leonard Olli, tentoi t’i prishte fjalën kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit i kujtoi se ndërsa sot bashkia u ka gjetur strehë romëve të shpërngulur dhe nuk veproi si Basha në 2013 që i nxori në rrugë për të ndërtuar Mihal Delijorgji pallat.

 “Në vitin e parë të detyrës sonë në qeveri, në vitin 2013, në orën e parë të punës sime, Bashkia e Lulzim Bashës dha leje private ndërtimi, Mihal Delijorgjit, që tek Pallati me Shigjeta të përziheshin romët e të dilnin në rrugë dhe jetuan 3 muaj në rrugë, teksa bëhej tranzicioni i qeverisë. Ku ishin këta “dashnorë” të të drejtave të njeriut, kur iu dha leje ndërtimi në territor të Bashkisë një ndërtuesi privat? Erdhën bënë skena të tilla, ishin këta “dashnorë” të të drejtave të njeriut në linjën e parë të frontit për interes privat?”, deklaroi Veliaj. Ai tha se tashmë është zgjidhur çdo problem i atij komuniteti që kishte tre muaj që jetonte tek Pallati me Shigjeta.

 Teksa foli për shpërnguljen e romëve nga Liqeni Artifical, kryetari i Bashkisë bëri të ditur se ata rom që kanë kërkuar bonus transporti dhe pagesë transporti për t’u kthyer në shtëpinë e tyre të parë, Delvinë, Bilisht, Elbasan apo Berat dhe e kanë zgjedhur atë opsion, u është bërë ajo pagesë. “Banorët që kanë zgjedhur opsionin e shtëpisë me qira në Tiranë, kanë zgjedhur atë opsion dhe u është bërë ajo pagesë për shtëpi në Tiranë. Ata që kanë zgjedhur opsionin për qendrën tranzitore të emergjencave që u krijua për të shpëtuar romët që Lulzim Basha nxori në rrugë kur i dha Delijorgjit leje ndërtimi dhe atë e kemi zgjedhur si opsion dhe 15 apartamente janë zgjedhur për romët që kanë zgjedhur qendrën tonë në Tufinë”, tha Veliaj.

Next Post

Gjiknuri sulm opozitës, thumb LSI: Fatura e KLSH për mua, kulisa e bashkëqeverisjes tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com