• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj rendit investimet e radhës te Njësia 7: “Do ribëjmë komplet Rr. ‘Myslym Shyri’ dhe ndërtojmë dy shkolla, një në Astir dhe një në Yzberisht; asflatim të çdo lagjeje”

by Java News
17/12/2022 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me banorët e Njësisë 7 në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmendi edhe investimet konkrete që do të bëhen në këtë zonë, jo vetëm gjatë vitit të ardhshëm, por edhe në vazhdim. Një nga lajmet e mira është rikonstruktimi total i një prej rrugëve më të frekuentuara në qytet, Rr. “Myslym Shyri”.

“Kemi miratuar buxhetin për të ribërë komplet rr. “Myslym Shyri”. I di përmendësh mesazhet tuaja, kur më thoni: “O kryetar, lëvizin pllakat, sidomos tani që është ujë”. E kemi vendosur në buxhetin e vitit 2023, do ndërrohen të gjitha pllakat dhe do të bëhet riasfaltimi dhe riveshja e rrugës “Myslym Shyri”. Është një nga rrugët kryesore të Tiranës, që ka prodhuar shumë biznes dhe shumë ekonomi për zonën. Por, jemi duke parë për të ndërhyrë edhe në disa xhepa pallatesh, ku mund bëjmë parkime nëntokësore”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se do të rindërtohet edhe qendra “Ten”. Veliaj shtoi se do të lirohet edhe hapësira për të ndërtuar një palestër të re për shkollën “Pjetër Budi”. Mandej, preku edhe investimin për projektin e lumit të Lanës.

“Mjafton të bëni një xhiro nga Materniteti i ri deri në Shkozë për të parë sesi ajo zonë, e cila dikur quhej fundi i botës – Lana ishte një përrua – është transformuar komplet zona, është bërë me tre korsi, plus një korsi parking, është mbjellë e gjithë hapësira anash Lanës, e cila jo vetëm që nuk del më nga shtrati, por as nuk i afrohet pjesës së lartë të betonit. Ka shpëtuar e gjithë zona nga ndotja, vetëm në atë segment është 3-fishuar vlera e pronës. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe për Njësinë 7. E di që do vijnë të thonë “mafia, betoni, Sorosi”, e këto budallallëqet. Po të ishin këta për të bërë ndonjë punë, kishin ndërtuar ndonjë shkollë kur e kishin Tiranën në administrim, por këta nuk kanë ndërtuar asnjë shkollë. Kështu që, do u themi shkoni në shtëpi në datën 14 maj sepse ne do vazhdojmë ta çojmë Lanën deri në Kashar”, tha Veliaj.

Ndërkohë, kryebashkiaku përmendi se sapo janë mbyllur kontratat për marrëveshjet e asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave si “Frosina Plaku”, “Babë Rexha”, “Kel Kodheli”, “Naim Frashëri”, “Androniqi Antoniu”, “Haxhi Dedë Reshat Bardhi”. “Do të asfaltojmë deri në rrugicën më të fundit të lagjes, si mënyra më e mirë për t’i bërë të gjitha me një dorë. Zona e Astirit është rritur jashtë mase, kështu që plani ynë fillestar për të ndërtuar një shkollë andej, një shkollë këtej, nuk mjafton. Kemi vendosur të ndërtojmë dy shkolla nga ana e Njësisë 7, një shkollë te Astiri, dhe një shkollë në Yzberisht, si e vetmja mënyrë që mos të lodhen fëmijët”, përfundoi Veliaj./m.j

Next Post
Dumani kreu i ri i SPAK/ Meta sulmon drejtësinë: Ka pasur shumë tifozeri, reforma është kthyer në ‘Rama-formë’. S’kam…!

Dumani kreu i ri i SPAK/ Meta sulmon drejtësinë: Ka pasur shumë tifozeri, reforma është kthyer në ‘Rama-formë'. S'kam...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com