• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Me Ramën dhe PS, më shumë investime për Tiranën; pjesa e dytë e mandatit me fokus te infrastruktura rurale

by Java News
23/06/2017 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dy vitet e ardhshme, fokusi i punës së Bashkisë së Tiranës do të jetë përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi, inspektoi punimet për ndërtimin e tre rrugëve të reja në zonën e Pezës, të cilat do të lehtësojnë komunikimin dhe shkëmbimin e mallrave të banorëve të kësaj zone me tregjet në kryeqytet. Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Këshillin e Qarkut, do të sigurohen që investimet të shtrihen në të gjitha njësitë administrative.

“Është shumë mirë që kemi sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, Parkun Olimpik, Bulevardin e Ri, por jo të gjithë njerëzit jetojnë në shesh apo në pazar. Njerëzit rrinë në shtëpi, në lagje, në fshat, ndaj kemi bërë një bashkëpunim fantastik me Aldrinin: Unë kam marrë përsipër gjithë fshatrat e ish-komunës në krahun majtë, ai ka marrë përsipër të gjithë ato në krahun e djathtë, që të sigurohemi që, ashtu si Edi Rama nuk i ndan njerëzit në të majtë e në të djathtë, por punon me fokus për t’u shërbyer të gjithëve, ashtu edhe unë e Aldrini jemi bërë partnerë, që të sigurohemi që, si në të majtë e në të djathtë të rrugës, apo si në krah të majtë e të djathtë të politikës, qytetarëve t’u shërbejmë të gjithëve njësoj”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj siguroi vijimin e investimeve edhe gjatë stinës së verës. “Siç kemi premtuar, ka apo s’ka fushatë, ka apo jo pushime verore, punët që janë nisur do mbarojnë. Do të vijojmë gjatë gjithë kohës me investimet, jo vetëm në zonën e Pezës, por edhe në zonën  e Ndroqit, në zonën e Bërzhitës, ku jemi duke punuar aktualisht, edhe në Krrabë, Mushqeta, në Zall Bastar, Zall Dajt”, tha ai.

Veliaj deklaroi se vetëm për komunën Pezë janë në plan 6 projekte, të cilat do të përfundojnë shumë shpejt. Ai tha se falë mbështetjes së Kryeministrit Edi Rama, investimet do të jenë edhe më të mëdha. “Besoj që Peza është një nga ato ish komuna që ia pa hajrin bashkimit me Tiranën, sepse fuqia investuese e Tiranës bashki dhe e Tiranës qark, është shumë herë më e madhe se sa një komunë e vogël, me pak banorë, me pak të ardhura, çka përkthehej në më pak taksa e investime. Dua të falenderoj shumë deputeten e mrekullueshme Erjeta Alhysa, e cila është një avokate fantastike e kësaj zone. Nëse të bashkuar po bëjmë këto investime, imagjino ç’mund të bëjmë të bashkuar me Arjetën, Irmën, Edi Ramën, me PS, ku fuqia është edhe më e madhe, investimet janë edhe më të mëdha!”, tha ai.

Next Post
FOTOT/ Amber Rose i bën ‘masazh’ gjoksit masiv

FOTOT/ Amber Rose i bën 'masazh' gjoksit masiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com