• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Qytetarët të zgjedhin administratorët e pallateve, përfitojnë nga fondet e bashkisë

by A R
13/07/2017 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga zonat më problematike të kryeqytetit në “Don Bosko” po transformohet tërësisht në një hapësirë të denjë për të gjitha grupmoshat. Bashkia e Tiranës nisi sot punimet për rikualifikimin urban të bllokut të banimit në rrugën “Foto Janku”, si dhe të ndërtimit të këndit të 19 të lojërave, ku përveç rikualifikimit estetik të zonës, do të bëhet edhe gjelbërimi e ndërtimi i infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se rikualifikimi urban i kësaj zone është një premtim i mbajtur dhe se pavarësisht stinës së verës, bashkia është në punë. “Më vjen mirë që po mbajmë një premtim që kemi dhënë në fushatë për të rikuperuar sa më shumë hapësira që më përpara ishin zënë me garazhe, parkingje, lokale, duke ia rikthyer komunitetit në një hapësirë të rivlerësuar dhe të rikualifikuar. Këtu kemi filluar këndin e 19-të të lodrave, si një mënyrë që edhe kjo lagje pranë “Don Boskos”, e cila është tejet e populluar me familje të reja sidomos pas viteve ‘90, të ketë një hapësirë shumë pranë banesës ku fëmijët të kalojnë kohën e lirë”, tha Veliaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të përfundojnë procesin e zgjedhjes së administratorëve në mënyrë që të përfitojnë nga fondet e Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e infrastrukturës.  “Duke zgjedhur administratorin mund të vazhdojmë edhe me investime të tjera, mund të jetë fasada, mund të jetë lyerja, mund të jetë veshja me kapot, mund të jenë panelet diellore. Ne kemi pasur këtë muaj të parë 50 aplikime, nga e gjithë Tirana, nga administratorët e pallateve, dhe skema po funksionon”, tha ai.

Veliaj u kërkoi qytetarëve që të tregohen bashkëpunues në lirimin e hapësirave publike të uzurpuara, ndërsa apeloi për një kujdes më të madh në mirëmbajtjen e investimeve. “U kërkoj banorëve që t’i mirëmbajmë. Është shumë e rëndësishme që të mos e lëmë një vend pune me kokën mbrapa se do prishet, se do vandalizohet. U kërkoj gjithashtu banorëve që të bashkëpunojnë kur vjen puna për t’u tërhequr në gardhet e tyre fillestare”, u shpreh ai.

 

Next Post
Rama: Meta sjellje zhgënjyese, por nuk do t’ia bojkotojmë ceremoninë e betimit

Çudira nga “lista Rama", në të gjendet edhe emri i një personi që ka kohë që ka ndërruar jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In