• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Veliaj: Qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ndërpritet edhe transporti urban

by Java News
11/03/2020 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Për të kufizuar lëvizjen, Veliaj theksoi në një intervistë për Euronews Albania firmosjen prej tij të urdhrit për ndalimin e transportit publik urban në qytetin e Tiranës.

“Menjëherë pas intervistës, unë do nënshkruaj urdhrin që e bën efektiv bllokimin e transportit publik në Tiranë. Jemi në një situatë ku tashmë transporti është kufizuar, ka rënë me 70% fluksi i lëvizjes, duam që të bjerë edhe ky 30%. Virusi ka një kurbë të vetën, pra mbi të cilën vepron mbi popullatë, sigurisht që mënyra sesi afekton popullatën, është në përpjestim të zhdrejtë me masat që merren. Do të thotë, preken më pak banorë në një kohë më të shkurtër nëse merr më shumë masa dhe minimizohet në maksimum lëvizja. Kështu që do t’i besojmë shkencës, do t’i besojmë fakteve, do t’i besojmë realiteteve të ngjashme që kanë përballuar krizën, të cilat na thonë që – Po, janë disa masa absolutisht jo-popullore. Është jo-popullore t’i thuash fëmijëve – Mos luaj në këndin e lodrave. T’i thuash të moshuarëve – Mos luani domino. Edhe t’i thuash të tjerëve të ecin në këmbë nëse është absolutisht e nevojshme, ose me biçikletë siç bëjmë shpesh në Bashkinë e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Ndërkaq në të gjithë Tiranën automjetet e Policisë Bashkiake kanë filluar zbatimin e udhëzimit të kryebashkiakut Veliaj për informimin përmes qendrave të zërit në çdo lagje. Veliaj theksoi se kjo është një masë e domosdoshme për të informuar qytetarët kudo ku janë për masat parandaluese.

“Teksa ne jemi duke folur, jemi shpërndarë me disa kamionçina në qytet duke bërë thirrje me qendra zëri. Jemi realisht në situatë lufte, por duhet të informohemi. Në këtë lloj beteje na duhet që secili të rrijë në shtëpi, si e vetmja mënyrë që çdokush të jetë i dobishëm. Më parë u kemi kërkuar administratorëve që të bëjnë dezinfektimin e ashensorëve dhe ndërlidhësit me komunitetin të raportojnë nëse ka raste të të kthyerve nga Italia”, tha Veliaj. /e.s/

Next Post
“Hap i rëndësishëm dhe pozitiv”, ambasadorja e SHBA reagon pasi Meta dekretoi 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë

"Hap i rëndësishëm dhe pozitiv", ambasadorja e SHBA reagon pasi Meta dekretoi 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In