• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Qytetarët të bashkëpunojnë për lirimin e hapësirave

by Java News
04/08/2017 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 30 vitesh, blloku i banimit në zonën e Selitës në kryeqytet po i nënshtrohet rehabilitimit të plotë. Bashkia e Tiranës po vijon me ritme të shpejta rikonstruksionin e rrugëve të bllokut të kufizuar nga Rr. “Hamdi Pepa”, Rr. “Ilia Dilo Sheperi”, Rr. “Visarion Xhuvani”, Rr. “Leka i Madh”, që pritet të zgjidhë problemin shumëvjeçar të mungesës së infrastrukturës për 30 mijë banorë, të ardhur kryesisht pas viteve ‘90.

Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u kërkoi qytetarëve që të tregohen bashkëpunues për të liruar hapësirat të cilat pengojnë realizimin e projekteve në të mirë të gjithë komunitetit. “Kjo është një lagje kufitare midis njësisë 5 dhe 6, kryesisht me ndërtime informale. 90% e qytetarëve janë bashkëpunues, edhe ai 10% që nuk është bashkëpunues, duhet të kuptojë që përpara se të na vijë civilizimi në tokë, duhet të na vijë civilizimi në kokë dhe nëse nuk bashkëpunojmë me Bashkinë, që edhe në 40 gradë është duke punuar me të njëjtin ritëm si në çdo ditë të vitit, atëherë do të jetë shumë e vështirë që të kemi Tiranën ëndrrave tona”, tha ai.

Kreu i bashkisë deklaroi se ndërhyrje të tilla kërkojnë sakrifica nga të gjithë, në mënyrë që punimet të realizohen sa më cilësore dhe në kohë. “Të gjithë do bëjmë një sakrificë. Ne do të bëjmë sakrificën e orëve të gjata, me temperatura të larta, ata do të duhet të bëjnë sakrificën e vetëm një metri hapësirë të avllive të tyre, që kur të bëhet puna, të bëhet njëherë e mirë e të mos i rikthehemi vit pas viti për çdo trotuar”, u shpreh Veliaj.

Duke u ndalur në çështjen e zjarreve në Tiranë, Veliaj siguroi se të gjithë institucionet janë në krye të detyrës për përballimin e situatës. Ai u bëri thirrje banorëve që jetojnë në zonat përreth Tiranës që të sinjalizojnë sa më parë çdo rast, pasi kështu mund të shmangen dëme të parikuperueshme në pyje dhe pronën e banorëve. “Të gjithë kolegët e Bashkisë janë në krye të detyrës, sidomos ata që po merren me situatën e vështirë të zjarreve në zonat periferike, kryesisht ajo e Krrabës, Ibës, Dajtit, zona e Kasharit. Fatmirësisht në shumicën e rasteve, edhe falë kontributit të qytetarëve që kanë lajmëruar në kohë, i kemi shuar zjarret brenda pak orëve. Megjithatë, kërkohet që të jemi të gjithë të vëmendshëm, të lajmërojmë në kohë. Sa më vigjilentë të jemi, sa më shpejt të njoftohemi, aq më nën kontroll mund të mbajmë situatën e zjarreve”, tha ai.

Kryebashkiaku kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve sa i përket situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në një kohë që vendi ynë po përballet me temperatura të larta dhe me një thatësirë të zgjatur. Veliaj deklaroi se situata është nën kontroll në mbi 90% të territorit, ndërsa në zonat e tjera furnizimi po realizohet me ndihmën e boteve në mënyrë që qytetarët të mos vuajnë mungesën e ujit. “Teksa presim shirat dhe që moti të na shpërblejë me prurje nëpër rezervuarë e burime, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të kursejmë ujin e pijshëm. Çdo ujë që derdhet kot është duke lënë pa ujë dikë tjetër. Vazhdojmë të kemi nën kontroll mbi 90% të territorit të Tiranës dhe për të gjithë problematikën që kemi vetëm tek zona e Unazës së Re, ish zona e komunës Kashar, po vazhdojmë me tre turne botet. Në momentin e parë që njoftohemi në 0800 44 88, që është numri i Ujësjellësit, menjëherë bëjmë furnizime shtesë”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Në bllokun e banimit në zonën e Selitës në njësinë administrative Nr. 5 në kryeqytet po punohet për rikonstruksionin e plotë të rrjetit rrugor, ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza, ndriçimit rrugor si dhe të gjelbërimit.

ma.me

Next Post
“Më vjen turp që jam shqiptar”. Tenori Hushi nuk lë gjë pa thënë dhe ikën në Australi

"Më vjen turp që jam shqiptar". Tenori Hushi nuk lë gjë pa thënë dhe ikën në Australi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In