• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj qysh sot afër votave të parvjetshme të PS-së

by Eduard Zaloshnja
18/02/2023 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në mijëvjeçarin e ri, kandidatët socialistë për kryebashkiakë të Tiranës kanë marrë gjithmonë pothuaj aq ose më shumë vota se sa ka marrë PS-ja në zgjedhjet paraardhëse palamentare në territorin e Bashkisë Tiranë. Rezultatet e Barometrit të kryer nga MRB Hellas SA tregojnë së Veliaj i është afruar qysh sot numrit të votave të parvjetshme të PS-së. I mbeten edhe tre muaj për ta kaluar atë numër.

Të anketuarit nga Barometri në Bashkinë e Tiranës kanë treguar se sa gjasa ka që të votojnë Erion Veliajn ose Beliind Këlliçin në zgjedhjet e 14 majit. Kështu, 28.8% e tyre janë shprehur se pa dyshim do ta votojnë Veliajn dhe 25% të tjerë janë përgjigjur ndoshta do ta votoj. 12.95% e tyre janë shprehur se do të votojnë pa dyshim Këlliçin dhe 14.5% kanë thënë ndoshta do ta votoj.

Meqënëse MRB e kishte ripeshuar statistikisht kampionin e saj (që të përfaqësonte sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht popullsinë e rritur të bashkisë Tiranë), mund të bëhet një ekstrapolim i përafërt i numrit të banorëve të rritur që janë të vendosur qysh sot se për kë do të votojnë dhe të ayre që ndoshta do të votojnë njërin apo tjetrin.

Kështu 28.8% e të vendosurve për Veliajn (me ekstrapolim të përafërt) përkthehen në 167 mijë banorë të rritur (183 mijë vota mori PS-ja mori në territorin e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021). Por janë edhe 25% të tjerë (ose 145 mijë banorë të rritur) që janë të prirur të votojnë Veliajn, por ende s’kanë vendosur. Gjasat janë që një pjesë e tyre do ta votojnë Veliajn më 14 maj, për të ruajtur kështu traditën socialiste të mijëvjeçarit të ri në kryeqytet.

Këlliçi nga ana tjetër është shumë larg votave që mori PD-AN në zgjedhjet e parvjetshme. Kështu 12.95% e të vendosurve për Këlliçin (me ekstrapolim të përafërt) përkthehen në 75 mijë banorë të rritur (137 mijë vota mori PD-AN në territorin e bashkisë Tiranë në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021). Sidoqoftë ai ka edhe tre muaj kohë t’i afrohet votave të parvjetshme të PD-së, pasi 14.5% (ose 84 mijë banorë të rritur) janë të prirur të votojnë Këlliçin, por ende s’kanë vendosur.

 

Next Post
Nostalgji për varfërinë dhe kohën e tollonit, apo për jetën, fëmininë dhe rininë që kanë ikur e s’kthehen më?

Nostalgji për varfërinë dhe kohën e tollonit, apo për jetën, fëmininë dhe rininë që kanë ikur e s’kthehen më?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

VIDEO/ Aksidenti tragjik me 3 të vdekur në Durrës, dalin pamjet! Mjeti me shpejtësi 114 km/h, godet bordurën dhe…

August 19, 2026
Studimi befasues, Gjergj Bojaxhi: Ja si kuptohet nëse ke prejardhje ilire! Çfarë tregojnë analizat e ADN-së dhe baza me 2 mijë rezultate fisesh

Studimi befasues, Gjergj Bojaxhi: Ja si kuptohet nëse ke prejardhje ilire! Çfarë tregojnë analizat e ADN-së dhe baza me 2 mijë rezultate fisesh

August 19, 2026
U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

August 19, 2026
Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

August 19, 2026
Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

August 19, 2026
Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

Vrasja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Rastin po e ndjekim nga afër me autoritetet shqiptare, ka pasur arrestime por…

August 19, 2026
Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare

Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare

August 19, 2026
EMRI+VIDEO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

U la e vdekur para spitalit në Itali, Gjykata lë në burg shqiptarin Elvis Metvelaj, akuzohet për vrasjen e motrës së anëtarit të “Ndragheta”

August 19, 2026
“Korridori i 8-të”/ IKMT shemb një tjetër objekt, 44 në total që nga janari! Vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

“Korridori i 8-të”/ IKMT shemb një tjetër objekt, 44 në total që nga janari! Vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

August 19, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com