• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton Planin Urbanistik: Do ta bëjë Tiranën aq të bukur sa Pazari i Ri

by A R
17/03/2017 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plani i Përgjithshëm Vendor që u miratua në fund të dhjetorit nga Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet që ta shndërrojë kryeqytetin. Në fjalën e mbajtur në konferencën me temë “Të jesh qytet sot”, të organizuar nga stafi i Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë, kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar nga dy homologët italianë, kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella dhe ai Veronës, Flavio Tosi, theksoi se shumë nga konceptet e projektet që propozon Tirana030 janë po aq transformuese e po aq inovative.

“Natyrisht, do të ngjallim shumë diskutim, debat, kritika e padyshim edhe baltë, sepse këtu balta s’mungon kurrë. Por rezultati i zbatimit të këtij plani është një transformim po aq i thellë i Tiranës sa edhe i Pazarit të Ri. PPV është sot në hapat e fundit drejt miratimit në KKT. Por puna për zbatimin e shumë prej projekte ve dhe shtyllave të Planit tashmë ka ecur mjaft përpara. Transformimi ka filluar. Masterplani për zhvillimin e zonës, e cila do të ketë një studim të veçantë brenda PPV, do t’i hapë rrugë zhvillimit të kësaj poliqendre të re të Tiranës, e para ku është investuar fillimisht në infrastrukturë, kanalizime, gjelbërim e hapësirë rekreacionale, përpara se t’i hapet rrugë zhvillimit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se  përfundimi i tre projekteve, Pazarit të Ri, Sheshit Skënderbej dhe Bulevardit të Ri, i shtojnë kryeqytetit jo vetëm tre hapësira zhvillimi, por edhe tre hapësira që do të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe shëndetin e qytetit.

“Sheshi Skënderbej do të jetë praktikisht një pyll në kërthizën e gjithë hapësirës shqiptare. Në Kilometrin 0 të Shqiptarëve. Parku qendror në Bulevardin e Ri po ashtu. Pra, boshti i kryeqytetit, nga Lumi i Tiranës e deri tek Parku i Liqenit, do të shndërrohet praktikisht në një kompleks parqesh e gjelbërimi që do ta bëjnë Tiranën më të bukur, më të gjelbër, më njerëzore. Unë besoj se ky fokus tek gjelbërimi, cilësia e jetesës, hapësirat rekreacionale dhe hapësirat e jetesës në komunitet, janë elementët më revolucionarë të Tirana030”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se kryeqyteti është tashmë edhe në një pikë kthese në kulturën e lëvizshmërisë në Tiranë, ku transporti urban, një nga shtyllat e Tirana030, shihet gjithnjë e më shumë si një alternativë cilësore, dinjitoze ndaj makinave personale.

“Tirana 030 është një projekt për Tiranën e gjeneratës tjetër. Por ka tashmë në Tiranë disa hapësira ku qytetarët mund të shohin filozofinë e këtij plani dhe kësaj bashkie në veprim. Siç janë Pazari i Ri, apo Parku i Madh i Liqenit apo siç do të jetë së shpejti Sheshi Skënderbej. Jo larg nga sot, brenda mandatit tonë të parë, do të jenë kthyer në realitet edhe shumë nga projektet e tjera të parashikuara këtu. E them këtë me shumë bindje, sepse si kurrë më parë kemi një marrëdhënie të shkëlqyer bashkëpunimi mes Bashkisë dhe Qeverisë dhe një kryeministër që jo vetëm i kupton e i mbështet nevojat e një qyteti, por është njëkohësisht edhe një mik dhe një dashamir i palëkundur i Tiranës”, tha ai./b.d

Next Post
Çmimi: Uji i Kosovës është më i miri në Evropë

Çmimi: Uji i Kosovës është më i miri në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In