• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës: Kush voton një socialist, voton dikë që nuk e braktis detyrën kurrë

by Java News
05/04/2023 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës dhe drejtuesi politik i Qarkut, Erion Veliaj prezantoi sot zyrtarisht kandidatët e rinj për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Në fjalën e mbajtur në Teatrin Veror të Parkut të Liqenit, ai u shpreh se kush e braktisi detyrën 4 vjet më parë nuk e meriton votën e qytetarëve të Tiranës.

“Pas 4 vitesh kjo do të jetë hera e parë që opozita do të vijë në Këshill Bashkiak dhe kjo është dicka e mirë. Por, kam një pyetje: Nëse një ushtarak për 4 vite nuk e vesh uniformën e tij, a ka shans të hyjë prapë në ushtri? Nëse një mjek për 4 vite e hedh bluzën e bardhë, a ka shanse të rikthehet në dëtyrë? Nëse një fëmijë i vogël nuk shkon 4 vjet në shkollë, a e kalon dot klasën? Si ka mundësi që jetojmë sot në një vend, ku ka një standard shumë të lartë për një oficer dhe një ushtarak, ku ka një standard shumë të lartë për një mjek dhe një infermier, ku ka një standard shumë të lartë për një mësuese dhe një edukatore, ku ka një standard shumë të lartë për një fëmijë të vogël, dhe ndërkohë kemi kaq standard të ulët për politikën? Ata që u larguan për 4 vjet, sot vijnë me rrena të reja, për një tram të ri, me çudira të reja, por në fakt e braktisën detyrën për 4 vjet,” u shpreh Veliaj.

Fushata e Partisë Socialiste tha Veliaj, nuk mbështetet në sponsorizime Facebook-u e as në gënjeshtra si ajo e tramit, por në punë konkrete dhe angazhime të vërteta.

“Këto që kaluam ishin 4 vitet më të vështira, patëm dy tërmete, një pandemi, dhe inflacionin e luftës, por di t’ju them se pavarësisht bindjes që keni, pavarësisht si keni votuar, pavarësisht çfarë tesere keni, kush voton një socialist, voton dikë që nuk e braktis detyrën kurrë, nuk e lë kurrë vendin e punës. Kjo parti, partia jonë, ka qenë edhe në opozitë, në një opozitë shumë të vështirë, me sakrifica të mëdha, një opozitë kur vriteshin njerëz në bulevard. Sot na duken sikur kanë ndodhur në mesjetë, në një vend tjetër, por kurrë s’e kemi braktisur detyrën. Ndaj, garancia është jo vetëm për të majtët, por edhe për të gjithë ata qytetarë të mirë, që ndoshta deri dje nuk i kanë ndarë bindjet me ne, ky është momenti për të menduar për votën, jo vetëm për kryetarin, por sidomos për votën për Këshillin Bashkiak, si një kontratë me dikë, një djalë ose një vajzë, një burrë ose një grua, që pavarësisht se janë në Partinë Socialiste, janë super qytetarë që nuk e braktisin kurrë detyrën e tyre,” deklaroi kryetari i PS së Tiranës Erion Veliaj./m.j

Next Post
Një oligark tjetër rus vdes në rrethana misterioze, trupi i 49-vjeçarit gjendet në burg

Një oligark tjetër rus vdes në rrethana misterioze, trupi i 49-vjeçarit gjendet në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com