• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton kandidaten Klotilda Ferhati: Nuk do ketë historia vend për Sali Berishën, mbjell helm edhe për vaksinat

by
03/04/2021 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Tiranën ka prezantuar kandidaten për deputete të Njësisë 3 në kryeqytet Klotilda Ferhati.

Në takimin me ish-ushtarakë dhe pensionistë të kësaj njësie, Veliaj tha se Lulzim Bashën e kanë këshilluar të mos flasë për 4 vitet që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës nga të cilat e vetmja që mbahet mend është trami që nuk erdhi kurrë.

“E keni vënë re, që kur ka filluar fushata Lul Basha se përmend kurrë që ka qenë kryetar bashkie i Tiranës! Të më thuash mua harroje dhe mos ja thuaj kujt që ke qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, unë ofendohem se ka qenë privilegji më i madh i jetës time, me gjithë sherret me Nishanin e me Metën, njëri kundër Lanës, tjetri kundër lodrave. Imagjino t’i thuash Klotildës të heqim nga jeta jote të gjithë kontributin për reformën në drejtësi! Kandidon për kryeministër një njeri që i vjen zor që ka qenë kryetar Bashkie dhe normal kur s’ke bërë asgjë, kur trami s’erdhi, kur Sahati ngeli, me të drejtë njerëzit thonë, “kur nuk bën dot Tiranën, si do bësh Shqipërinë?” Kjo është arsyeja pse konsulentët izraelitë i kanë thënë “mos e përmend Tiranën, se të gjen belaja, iu kujton njerëzve që je i paaftë”! Ndërsa kandidatja Ferhati tha se e gjithë lista e demokratëve dhe programi i tyre është një listë dëshirash që edhe ata vetë nuk e besojnë se do u plotësohen.

“Ka një hendek shumë të madh mes socialistëve dhe opozitës së rrugës, sepse braktisën edhe mandatet e popullit dhe e lanë në mes edhe rolin e opozitës. Ajo që u kanë sjellë në këtë fushatë qytetarëve është një listë e vjetër, pa asnjë emër të ri, pa asnjë ide, por vetëm me një listë dëshirash të cilat nëse i pyesim sot studentët e fakultetit të Ekonomikut të vitit të parë thonë që për katër muaj shteti falimenton, sepse e dinë shumë mirë që nuk do të fitojnë dhe thonë të kapim çfarë të kapim. Janë një KÇK tjetër politike, e cila nuk ka asnjë krahasim me forcën progresiste të socialistëve, të cilët kanë modelin e tyre të punës, modelin e mos lënies së punëve përgjysëm dhe të gjitha punët e nisura do t’i çojmë deri në fund në mandatin tonë të tretë,” tha deputetja socialiste. Veliaj nuk la pa komenuar edhe thirrjen e Berishës për të mos u vaksinuar, gjë e cila vjen si shqetësim edhe nga vetë mosha e tretë. “Kam lexuar një status të Sali Berishës që ngre problemin e të mos bërit vaksinën kineze. Unë e kam bërë në shesh vaksinën kineze dhe te të gjithë njerëzit kam parë sy që shkëlqenin,” u shpreh një prej tyre.

“Si mund të jesh gjysh dhe vetëm të përçash popullin dhe të mbjellësh helm? Nuk do ketë historia vend për Sali Berishën, se historia ka vend për njerëz që bashkojnë, për njerëz që shërojnë. Kur ai nuk pyet për premtimin e Hipokratit, si do pyesë ai për premtimet në parlament. Shprehja tiranase, “kur të plas cipa nuk pyet për gjë”, është bërë Saliun. Kombet e emancipuara nuk bëjnë debat për këto gjëra. Ka 100 vende sot që nuk kanë bërë një vaksinë. Në Shqipëri po ecën çdo ditë me nga 15 mijë, 17 mijë e 20 mijë të vaksinuar. Brenda majit do kemi gjysmë milionë banorë të vaksinuar nga shtresa që preket më shumë,” tha Veliaj./ b.h

Next Post
“Nisja e vaksinimit masiv”, Çuçi: Arsye e mjaftueshme që më 25 prill ky proces të mos ndërpritet

"Nisja e vaksinimit masiv", Çuçi: Arsye e mjaftueshme që më 25 prill ky proces të mos ndërpritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me “Novichok” -

Prodhuesi gjerman i armëve fshihet nga agjentët rusë: Planifikonin të më helmonin me Novichok –

September 2, 2026
Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik -

Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik –

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com