• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj prezanton 5 prioritetet për rininë në 2021: “Do vijojmë punën për hapjen e shkollave, karta e Studentit me 1 mijë shërbime”

by Ardit Rada
06/12/2020 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbështetja me kreditë e buta, shkollat e reja, karta e studentit, bibliotekat dhe akademitë e kodimit, janë pesë prioritetet e Bashkisë së Tiranës për të rinjtë për vitin 2021. Lajmin e mirë e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë diskutimit me disa të rinj për projektbuxhetin 2021. I shoqëruar nga këngëtari Elgit Doda, në takimin me përfaqësuesit e gjimnazeve dhe të universiteteve, Veliaj theksoi se Tirana është një nga të vetmet bashki në rajon që inkurajon strehimin e të rinjve.

“Ne jemi ndoshta e vetmja bashki që inkurajon strehimin e të rinjve, sidomos çifteve të reja. E kemi vënë kusht që aplikuesit duhet të jenë nën 35-vjeç, meqë përcaktimi i Kombeve të Bashkuara për të rinjtë është mosha nën 35, dhe mosha e te dyve duhet të jetë nën 70-vjeç. 1000 apartamente në Tiranë shiten vetëm falë kredive të buta që jep Bashkia e Tiranës, ku ne paguajmë interesin dhe çifti i ri paguan vetëm principalin”, deklaroi Veliaj.

Ndërkohë, ai bëri të ditur shtimin e shërbimeve me tarifa të reduktuara ose zero për studentët që kanë Kartën e Studentit. Bashkia e Tiranës është në prag të firmosjes së marrëveshjes për Kartën Studentore Europiane, që automatikisht do ta njohë dhe të vlejë kudo në Europë.

“Jemi në prag të firmosjes së marrëveshjes me Kartën Studentore Europiane, që automatikisht ajo të njihet edhe në vende te tjera. Duke bërë njësimin me Kartën Studentore Europiane, ajo do vlejë kudo në Europë”, deklaroi Veliaj.

Në çdo fakultet të çdo universiteti janë pozicionuar operatorë, të cilët ndihmojnë në procesin e emetimit të kartës së studentit, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës.

Karta është e rinovueshme, ka një barcode të caktuar dhe ofron akses në të gjitha institucionet apo subjektet, në të cilat është afishuar stikeri me logon “karta e studentit”. Informacionet e nevojshme në lidhje me shërbimet përmes kësaj karte janë të aksesueshme në faqen ueb dhe në aplikacionin karta e studentit.

Veliaj bëri të ditur se një vëmendje të veçantë gjatë 2021, ka edhe përfundimi i shkollave të reja. “Tirana është kthyer e gjitha në kantier. Kemi buxhetuar këtë vit shkollat e reja, në total 17 shkolla të Bashkisë dhe 14 shkolla që i bëjmë bashkë me qeverinë. Shkolla “Sami Frashëri” ka hedhur themelet. Po ndërtojmë shkollë të re në zonën e “Don Boskos”, duke filluar nga Kthesa e Kamzës, Pallatet Gintash, të gjitha pallatet e Institutit Bujqësor, që në fakt nuk kanë patur asnjë shkollë. Tani në të dyja polet, po ndërtojmë shkollen “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri” tek “Don Bosko” dhe po ndërtojmë “Nënë Terezën” dhe “Kenedin” në Institut Bujqësor”, tha Veliaj.

Prioritet do të ketë dhe shtimi i terreneve sportive, e veçanërisht i palestrave të reja, që do të shërbejnë edhe si hapësira komunitare pas mësimit. “Ne kemi hapur 63 palestra në Tiranë që përdoren pas mësimit. S’kishim asnjë, tani kemi 63 dhe kemi edhe një listë pritjeje me 63 të tjera”, nënvizoi Veliaj.

Puna do të vijojë edhe për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të inovacionit, si dhe hapjen e 6 biblioteka e të reja gjatë vitit 2021. Teksa u tregoi të rinjve rrugëtimin e tij në fushën e artit, këngëtari i njohur Elgit Doda u bëri thirrje atyre që të ndjekin modelin e punës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrijnë aty ku ata duan./a.p

Next Post
Bashkia e Tiranës dy investime të reja në Kombinat, marrin zgjidhje kërkesat e banorëve në rrugët “Shaban Bardhoshi” dhe “Hamdi Cinojmeri”

Bashkia e Tiranës dy investime të reja në Kombinat, marrin zgjidhje kërkesat e banorëve në rrugët “Shaban Bardhoshi” dhe “Hamdi Cinojmeri”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi! INSTAT: Rritje edhe tek indeksi i fondit të pagave

Sektori i ndërtimit, Rama: Nuk do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

February 1, 2026
Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

February 1, 2026
Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

February 1, 2026
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

February 1, 2026
Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

February 1, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emërua prokuror pa arsimin përkatës

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg”

February 1, 2026
Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

February 1, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama: Shpallen dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret, rritet mbi 2% buxheti i Mbrojtjes

February 1, 2026
Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

February 1, 2026
Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In