• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret Shqiprim Arifin: Tirana do advokojë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ndihmë financiare për projektet atje

by Java News
10/09/2022 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin, me të cilin diskutoi çështjet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Kryebashkiaku theksoi se Tirana do të jetë gjithmonë një derë e hapur për secilin prej tyre.

“Kjo është shtëpia juaj, një derë dhe një zemër e hapur. Duam që zëri ynë të bashkohet me zërin tuaj për disa çështje shumë kritike dhe shqetësuese, siç është pasivizimi apo humbja e disa të drejtave prej marifetesh administrative, që përjashtojnë një qytetar nga marrja e shërbimit apo mundësia për të shfrytëzuar dhe investuar në pronën e tij, apo për të qenë sipërmarrës”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se e ardhmja e Ballkanit në Europë nuk duhet të shihet si një katapultim në Bruksel, por si një mënyrë evropiane për të zgjidhur këto çështje. “E shoh me keqardhje që jetojmë në një situatë kur Shqipëria dhe Kosova i gëzohen abetares së përbashkët, por abetaren na duhet ende ta kontrabandojmë në Preshevë. Kjo duhet zgjidhur! Ne nuk mund të kontrabandojmë idetë progresive, ato janë universale, duhet t’u shërbejnë të gjithëve. Nuk besoj se duhet të ketë gëzim Shqipëri-Kosovë, nëse s’kemi gëzim edhe në Preshevë, edhe në Tuz, edhe në Tetovë. Për të gjitha këto arsye, na konsideroni një zë të shtuar në korin e mbështetësve të Preshevës dhe që advokon të drejtat e qytetarëve aty. Ne do ta ngrejmë zërin kudo ku kemi mundësi ta bëjmë”, shtoi Veliaj.

Me theks të veçantë, Veliaj dhe Arifi diskutuan mbi vënien në funksion të Fondit Kombëtar të Solidaritetit, si dhe për projekte të rëndësishme për qytetin e Preshevës. Veliaj vlerësoi edhe vendimin e shqiptarëve të Preshevës për t’u bërë bashkë. “Mezi pres që në mbledhjen e ardhshme të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit të miratojmë vendimet për të dhënë gjithë këto kontribute. Nëse po e bëjmë këtë për miqtë tanë në Ukrainë, në Kharkiv, që është qyteti ynë binjak i adoptuar, për Preshevën, që është qyteti ynë binjak prej gjaku, duhet ta bëjmë më të lehtë. Jam shumë krenar për punën që keni bërë, për faktin se Presheva drejtohet nga një skuadër e re. Ndonjëherë mezi e gjejmë gjuhën, por fakti që kemi shkuar nga 15 parti në 4, do të thotë se po krijohet një lloj kohezioni”, nënvizoi Veliaj.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen dhe e përgëzoi atë për punët dhe sukseset në Tiranë. “Kënaqësi dhe nder të jem sot tek vëllai im Erioni, si çdo herë, me të cilin kemi një marrëdhënie e veçantë. Nuk është as politike, nuk është as kolegjiale, sa është vëllazërore dhe shpirtërore, dhe në këtë kontekst është për mua, dhe për ne nga Presheva në përgjithësi, jo vetëm një nder, por edhe kënaqësi shpirtërore të jemi këtu me ty, me stafin tuaj, në vendin më të të dashur për preshevarët, Tiranën. Ju urojmë për punët, ju urojmë edhe për sukseset të cilat po shihen qartazi dhe ti Erion je i dashur dhe i mirëseardhur në Preshevë”, deklaroi Arifi.

g.kosovari

Next Post
Vrau komshiun për një “copë” tokë në Pogradec/ Asnjë gjurmë nga autori, dyshohet të jetë vetëvrarë

Vrau komshiun për një “copë” tokë në Pogradec/ Asnjë gjurmë nga autori, dyshohet të jetë vetëvrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In