• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për të bërë gjëra për sportin

by A R
20/12/2024 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbyllje të konferencës së Shoqatës Islamike të Solidaritetit Sportiv (ISSA) që u zhvillua për herë të parë në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të ISSA-s, Nasser Majali dhe presidentin e KOKSH Fidel Ylli. Veliaj theksoi rëndësinë e partneriteteve me vendet e Lindjes së Mesme, duke shprehur dëshirën e Bashkisë së Tiranës për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore.

“Ne jemi shumë të interesuar edhe si qytet për të patur më shumë partneritet me Omanin, me Kuvajt City, më shumë partneritet me vendet e Lindjes së Mesme, e jo vetëm për çështje të besimit, që na bashkon, por edhe të një mundësie ekonomike të jashtëzakonshme. Ne kemi pasur një fluks të jashtëzakonshëm turistësh edhe nga Lindja e Mesme, ndaj ne duam shumë që ta forcojmë këtë raport”, tha Veliaj.

Më tej, ai vlerësoi vitin që po lëmë pas si shumë të suksesshëm për Shqipërinë në sport, duke përmendur medaljet olimpike që sportistët kanë sjellë në vend. “Po mbyllim një vit të jashtëzakonshëm me Komitetin Olimpik. Për herë të parë iu gëzuam faktit se Shqipëria mori medaljet e para olimpike. Ndërkohë, për një vend pa pista skish, dolëm për herë të parë në podium, që do të thotë se mrekullitë mund të ndodhin, duhet vetëm njerëz që t’u rrinë nga mbrapa gjërave dhe të këmbëngulin që të bëhet më e mira, të jepet maksimumi. Ne si Bashki e Tiranës do jemi gjithmonë të lumtur të ndihmojmë dhe të mbështesim Komitetin Olimpik dhe gjithë miqtë e përbashkët”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Nga ana e tij, Nasser Majali e falenderoi Veliajn për mikpritjen e ngrohtë, ndërsa vlerësoi qytetin e Tiranës për energjinë pozitive dhe bujarinë që treguan gjatë gjithë konferencës.

“Qyteti juaj me të vërtetë ka hyrë në zemrat tona. Do ta them këtë sërish, e sërish. Ne tani zbuluam një “superarmë” në këtë hapësirë, që është mikpritja shqiptare, mikpritja e Tiranës dhe do të jetë gjithmonë në zemrat tona. Do të jetë shumë e vështirë që dikush të përmendë këtë pjesë të botës, ose Shqipërinë, dhe ne të mos mundemi të japim përshkrimin tonë spektakolar, sepse kështu është mikpritja juaj, mikpritja e Komitetit Olimpik, gjithë dashurinë që na keni dhënë, bujarinë e njerëzve tuaj, me emocionet e tyre dhe për gjithçka që keni qenë bujarë me ne. Këtu është një ndjesi e përgjithshme e Krishtlindjes, një ndjesi kaq e bukur dhe kaq e ndjerë që të gjithë e shijuam dhe e pëlqyem dhe do të donim të riktheheshim me familjet tona dhe t’ua tregojmë edhe atyre”, shtoi më tej ai.

Next Post
Rama dhe Kurti firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit për Lojërat Mesdhetare 2030

Rama dhe Kurti firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit për Lojërat Mesdhetare 2030

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

March 17, 2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

March 17, 2026
Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

March 17, 2026
U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

March 17, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta sot në Tiranë me 202 lekë/litri, ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë

March 17, 2026
Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

March 17, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

March 17, 2026
Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

March 17, 2026
“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

March 17, 2026
Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In