• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj pret Presidenten e Hungarisë, i dhuron Çelësin e Qytetit: Ejani në Tiranë, si në shtëpinë tuaj!

by Java News
02/06/2023 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot Presidenten e Hungarisë, Katalin Novák, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Veliaj, i cili i dhuroi presidentes hungareze ‘Çelësin e Qytetit’, u shpreh se kjo dhuratë, e kthyer tashmë në traditë të Bashkisë së Tiranës, është një simbolikë e bujarisë dhe mikpritjes shqiptare.

“Kur ishim fëmijë, në komunizëm, prona private ishte e ndaluar. Nuk kishte asgjë të cilën mund ta zotëroje, as makinë, as tokë, madje edhe apartamenti ku banoje ishte në pronësi të shtetit. Por, kishte diçka që na habiste shumë, pasi çdo nënë ose çdo shtëpi kishte një çelës shtesë dhe kur ndonjë kushëri apo miq të prindërve të mi vinin në shtëpi, para se të largoheshin nëna ime u jepte si dhuratë një kopje të çelësit. Unë si 9-10 vjeçar habitesha nga kjo gjë dhe pyesja “pse duhet t’u jepnim atyre një kopje të çelësit të shtëpisë”. Nëna më përgjigjej: “Ne nuk kemi shumë, por atë që kemi duhet ta ndajmë”. Ndaj, dhënia e një kopjeje të çelësit ishte në një farë mënyre shenjë e varfërisë ekstreme, sepse nuk mund t’i përcillje miqtë me dhurata, por gjithashtu edhe një shenjë e madhe bujarie” u shpreh Veliaj.

Ai vlerësoi faktin se Shqipëria dhe Hungaria kanë një histori marrëdhëniesh mjaft të mira së bashku, por ajo mbetet sërish për t’u shkruar me bashkëpunimin që do të vijojë në të ardhmen mes dy vendeve. “Hungaria ka qenë një mike e Shqipërisë prej shekujsh dhe sado që e dua historinë, të kthesh kokën nga e kaluara të frymëzon, por nuk flet shumë për të ardhmen. Ajo që flet më shumë për të ardhmen është ajo që ne po bëjmë tani, ajo që ju po bëni me kompanitë hungareze, ajo që po bëni me mbështetjen teknike hungareze për ujin dhe me miq të mrekullueshëm si ju. Ndaj, le të jemi miq të mëdhenj të historisë, por le ta farkëtojmë historinë së bashku për 500 vitet e ardhshme. Në emër të qytetit të Tiranës, do doja t’ju dhuroj Çelësin e Qytetit dhe konsiderojeni Tiranën si shtëpinë tuaj të re,” u shpreh më tej kryebashkiaku Veliaj.

Presidentja Novák vlerësoi edhe mikpritjen dhe miqësinë me Shqipërinë dhe shqiptarët teksa ftoi kryetarin e Bashkisë për vizitë në vendin e saj. “Ne hungarezët njihemi si njerëz të gjallë dhe miq të mirë sepse jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me të tjerët. Jemi gjithashtu të hapur për diskutime, ju e dini këtë. Kjo gjithashtu, nënkupton që nëse mbështetesh një herë tek ne, mund të mbështetesh gjithmonë. Kjo është arsyeja pse ne jemi bërë miq me popullin shqiptar. Unë mund t’ju premtoj se tani që kemi këtë Çelës, nuk do të vijmë kurrë në Tiranë pa lajmëruar më përpara. Gjithashtu, edhe ju jeni të mirëpritur në kryeqytetin tonë, në vendin tonë,” u shpreh ajo.

Presidentja hungareze dhe kryebashkiaku Veliaj vendosën edhe një kurorë në memorialin kushtuar Mbretëreshës Geraldinë.

Next Post
Maks Haxhia: Vërtetimi i marrë nga Tahiri është i vërtetë, është i protokolluar

Lirimi me kusht i Tahirit/ Avokati Haxhia: Ka bashkëshorten të sëmurë, do kujdeset për fëmijët e mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In